Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Presheves. Para ndërteses së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ku do te mbahet edhe takimi i Kryeministrit me të zgjedhurit lokale me mijëra banorë të qyteteve shqiptarë në Luginën e Preshevës u grumbulluan me flamujt kombëtar kuqezi.
"Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve", u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves. Rames iu dha edhe titulli "Qytetar Nderi", i Presheves.
Nderkohe qe jashte ne sheshin para Pallatit te Kultures degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.
Te zgjedhurit lokale te Presheves me propozim te kryebashkiakut votuan të martën paradite me unanimitet per shpalljen Qytetar Nderi te Kryeministrit Rama. Ai eshte i pari Kryeminister i Shqiperise qe viziton Presheven. Me heret ne Luginen e banuar nga nje komunitet i madh shqiptar kane shkuar te tjere zyrtare te larte te Shqiperise, por asnje Kryeminister.
Kryeministri do të vizitojë një fabrikë, Qendrën e Kulturës të Preshevës ku do të takohet me qytetarë të ndryshëm dhe më pas do të mbajë fjalimin para tyre.
Mediat serbe po i kushtojnë vëmendje kësaj vizite, sidomos pas deklaratës së kryeministrit në konferencën për shtyp me homologun Vuçiç.
Shtypi serb ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së tij për Kosovën, duke e cilësuar jo pak herë si “shqiptari që vjen në Serbi për të ofenduar serbët”.
Ndërkohë, një tjetër element që bie në sy është siguria e lartë. Mësohet se ka njësi policie çdo 50 metra dhe se Presheva është e rrethuar nga të gjitha anët me agjentë për ruajtjen e sigurisë së kryeministrit Rama.
Një ditë më parë Preshevën e vizitoi ministri serb i Mirëqënies Sociale, Aleksandar Vulin, por vizita e tij nuk pati vëmendjen e qytetarëve dhe as të kryetarit të komunës Ragmi Mustafa, që nuk e priti ministrin në takim.
Me vizitën në Preshevë kryeministri Rama përfundon vizitën e tij në Serbi dhe mësohet se do të kthehet në Shqipëri në rrugë tokësore.
I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, politikani Preç Zogaj bëri këtë koment për vizitën e Ramës në Preshevë: “Vizita në Preshevë është historike. Duhet të flitet me profesionalizëm për problemet e shqiptarëve të Preshevës”.