Kryeministri Edi Rama ishte sot në Roskovec, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në këtë bashki
TIRANË, 21 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ishte sot në Roskovec, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në këtë bashki.
Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë pjesa e procedurës së topografit dhe gjithë hallkave të tjera për të përfituar titujt e pronësisë qe do të bëhen falas, ashtu si legalizimi i shtëpive.
"Pjesën e procedurës së topografit dhe gjithë hallkave që deri sot ka qënë pengesë e pakapërcyeshme për 99% të fermerëve, që duan të zotërojnë titujt e pronësisë në fshat dhe që nuk e kanë zotëruar dot do të bëhet falas", tha Rama.
Procesi i hartografisë do të kalojë nga hipoteka tek ALUIZNI, tha kryeministri Rama në Roskovec, duke shtuar se, qeveria e çoi ALUIZNI-in tek njerëzit.
"Gjendja e trashëguar në hipoteka ka qënë e tmerrshme. Nga pikëpamja e hartave, në këtë zonë, hartografia që është baza e procesit është e paazhornuar prej 20 vjetësh dhe ajo që ne do të bëjmë dhe është hapur rruga për të, është që dhe këtë pjesë të procesit ta bëjmë pranë aulizni. Pra, aluizni të mos përfundojë shërbimin ndaj qytetarit duke dorëzuar lejen e legaliizimit, duke i hapur rrugë të shkojë në hipotekë po të bëjë dhe pjesën e hipoektës. E gjitha të mbyllet brenda shtetit mes dy instituicioneve, që pa dyshim do të shmangë në mënyrë të qartë korrupsionin, zvarritjet e pajustifikuara, vonesat e padurueshme, sidomos për këtë kategori qytetarësh që kanë vite të tëra që presin lejen e legalizimit", u shpreh kryeministri Rama.
Procesi i legalizimit tha Rama, ka një aspekt mjaft i rëndësishëm, por që flitet shumë pak, dhe është kthimi i shtëpisë në një pasuri të patundshme, pra kapital. Në këtë mënyrë tha Rama, familjet do të mund t'u drejtohen bankave për të marrë kredi për qëllime të ndryshme. /a.ke/