Rama ne Vlore BE-ja e gatshme te integroje Shqiperine

Rama ne Vlore: BE-ja e gatshme te integroje Shqiperine

Në forumin “Europa, qëllimi është rruga” të mbajtur në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar integrimin e Shqipërisë në BE si një proces të pashmangshëm.

Sipas Ramës, BE-ja i ka hapur rrugën Shqipërisë drejt anëtarësimit: “Dhënia e statusit kandidat, tregon se BE-ja e mirëpret Shqipërinë mes vendeve të anëtarësuara”, – theksoi ai.

Në takimin ku kanë qenë të pranishëm edhe dy eurodeputetët, Fleckenstein dhe Weidenholzer, Rama ka theksuar se ky proces duhet shfrytëzuar në maksimum.

“Procesi i integrimit është një instrument unik, – tha Rama, – një instrumenti i pazëvendësueshëm për transformimin politik. Integrimi është një proces social-kulturor për vendet që duan anëtarësimin dhe ne kemi detyrën të mësojmë nga përvoja e vendeve të tjera”.

Po ashtu, kryeministri nuk ka lënë pa përmendur as shqiptarët e Kosovës, të cilët i ka konsideruar të rëndësishëm aq sa qytetarët e Europës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama