Rama ne Vlore Shqiperia lengon sot mes plehrave do te bejme progres

Rama ne Vlore: Shqiperia lengon sot mes plehrave, do te bejme progres

Kështu është shprehur, kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ndodhet në qytetin e Vlorës në ceremoninë  e organizuar në teatrin “Petro Marko”. Të pranishëm janë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe prefektja e re e Vlorës, e cila do të zëvendësojë në këtë post prefektin e mëparshëm Besnik Dervishi.

Në fjalën e tij kryeministri Rama garantoi se, qeveria do e mbështesë duke i përcjellë dhe urimin të bënte të paktën gjysmën e atyre që deklaroi.

“E përgëzoj prefekten për qartësinë dhe vendosmërinë me të cilët paraqiti para jush dhe përpara opinionit publik kuptimin e saj për detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme që ka marrë përsipër. Nuk mund veçse t’i uroj që gjysmën e tyre që tha t`i bëj realitet dhe jam i sigurt se nëse ndodh kjo diçka shumë e rëndësishme do të ndryshojë për institucionin e prefektit në marrëdhëniet me qytetarët”, - tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri premtoi se qeveria do të realizojë të gjitha premtimet duke bërë edhe ndryshimin e madh për vendin.

“Do të realizojmë ndryshimin që njerëzit kërkuan në 23 qershor që padyshim nuk është ndryshimi i një ngjyre me një tjetër por ndryshimi i vendit, ndryshimi i modelit qeverisës, i marrëdhënieve mes individit dhe shtetit ,dhe cilësisë së jetës. Është një proces që pa pikë dyshimi është shumë i vështirë  dhe që do të ketë hatërmbetje apo gabime por ne duhet të kem aftësinë të vetëkorigjojmë gjithçka që gjatë rrugës nuk shkon siç duhet.  Dhe duhet të kemi kurajën që të shikojmë përpara dhe të ecim shpejt e më shpejt për ta bërë realitet rilindjen që Shqipëria kërkon, rilindjen që ne u zotuam dhe që Vlora dhe vlonjatet meritojnë. Kemi filluar një punë të gjithanshme për të realizuar një e nga një, hap pas hapi zotimet tona dhe unë jam besimplotë që ne do ti mbajmë premtimet dhe ne do ta ndryshojmë cilësisht jetesën e njerëzve në këtë vend. Në radhë të parë duke vendosur në vend dinjitetin e qytetarit në raport me shtetin, duke vendosur shtetin dhe institucionet aty ku u takon në raport me qytetarin dhe duke transformuar shërbimet tona publike në shërbime gjithmonë e më cilësore dhe transparente, duke i mbajtur ato gjithmonë e më larg korrupsionit dhe zvarritjeve që u kanë marrë shpirtin shqiptarëve në çdo cep të vendit”, - përfundoi Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama