Rama ne konference me Merkel Kancelarja i kupton veshtiresite tona

Rama ne konference me Merkel: Kancelarja i kupton veshtiresite tona

Fill pas takimit kokë më tokë, dy homologët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat ndërsa kanë theksuar respektin dhe besimin reciptok. Në fjalën e tij Rama u shpreh se zonja Merkel po o jep Shqipërisë një ndihmë të çmuar për projektet e Bashkimin Evropiën.

Sipas Ramës, Merkel uli në tryezë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Kryeministri shqiptar tha se ka vullnet të dyanshëm për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

“Ka rëndësi për ne qe Kancelarja i kupton vështirësitë dhe përpjekjet tona për të sjellë zhvillim nga koha e një diktature të errët komuniste në kohën e një demokracie” – tha Rama.

Ai u shpreh se falenderon me gjithë zemër në emër të gjithë shqiptarëve që ju dhe Gjermania i jepni shqipërisë për të qenë pjesë e një Evrope të bashkuar.

Rama u ndal edhe në problemin e eksodit, një fenomen ky shqetësues kohët e fundit. Ai tha se për problemin e emigrimit të dy homologët ndanë të njëjtin shqetësim serioz.

“Ne e dimë që shqiptarët nuk kanë të drejtë për të kërkuar azil. Ky nuk duhet parë vetëm si problem sigurie mes dy vendeve tona, por edhe si një problem social” – tha kreu i ekzekutivit të Republikës së Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama