Kryeministri, Edi Rama ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha e ka përcaktuar ekipin për të cilin bën tifozllëk. Rama bën tifo për Italinë dhe në këto momente ai po ndjek ndeshje Itali-Uruguai në një nga pub-et në kryeqytet.
Në një status në Twttier ai shprehet se në krah ka një tifoz të Gjermanisë (Endri Fugën) dhe në krahun tjetër një tifoz të Anglisë (Alastair Cembell). “Majta tifoz i Gjermanisë që qesh me vuajtjet tona dhe djathtas tifoz i Anglisë që s’di ç'të bëjë...”, shkruan Rama.