Rama per Associated Press Politika nuk mund te udhehiqet nga nje ndeshje futbolli

Rama per 'Associated Press': Politika nuk mund te udhehiqet nga nje ndeshje futbolli

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se vendi i tij dhe Serbia duhet të përpiqen t’u japin fund dekadave të armiqësisë me njëra-tjetrën, duke u fokusuar në çështje të mëdha, si dëshira e tyre e  përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe jo në  kontekstin e javës së kaluar në lidhje me ndeshjen e futbollit.

Në një intervistë për “Associated Press”, kreu i qeverisë shqiptare, tha se politika ndërkombëtare “nuk mund të nxitet nga një ndeshje futbolli”.

“Ne nuk mund të shkojnë diku vetëm. Së bashku ne mund të bëjmë që BE-ja të kuptojnë se Ballkani është i rëndësishëm për BE-në sot, aq sa BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin. Paqja që kemi arritur është ende shumë e brishtë dhe ne duhet të punojmë për të", tha ai.

Gjithashtu Rama i bëri thirrje Beogradit që të rishqyrtojë qëndrimin e tij mbi Kosovën.

“Serbia sa më shpejt ta njohë zyrtarisht Kosovën, aq më mirë do të jetë. Unë besoj se ata e kanë njohur tashmë edhe pa një qëndrim zyrtar, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e vendit të tyre, dhe sa më shpejt ta pranojnë këtë, do të jetë më mirë për Serbinë dhe vetë rajonin” tha ai.

Kreu i qeverisë tha se agjenda e tij në Beograd muajin e ardhshëm, nuk do të përfshijë "rikthimin te kujtimet e ndeshjes së futbollit".

Rama pranoi për "AP" se droni me flamurin bëri që “të shpërthente diçka që vlonte më parë”, por gjithashtu ai tha se "Shqipëria e Madhe është një makth serb, jo një projekt shqiptar, as në Shqipëri dhe as në Kosovë".

"Ajo që duhet të na bashkojë, është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Ne duam një Evropë më të madhe, jo një Shqipëri më të madhe. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë”, theksoi ai.

 Rama, i cili do të takohet me homologun e tij serb në Beograd Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të adresojë shqetësimet mbi ndeshjen e futbollit të Serbisë, pastaj do të përqendrohet në çështjet më të rëndësishme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama