Kryeministri, Edi Rama ka pritur në një takim gazetarin e njohur italian, Bruno Vespa.Rama ka postuar një fotografi në Facebook nga takimi, duke u shprehur “Këmbim librash me Bruno Vespën”. Gazetari italian i “Porta a Porta” është rikthyer në Tiranë, në vizitën e tij të tretë për të promovuar librin e tij “Dashuri dhe pushtet”, sjellë në shqip nga UET Press.
Ky libër i gazetarit është një nga më të shiturit në Itali, cilësuar si “Best seller”. Nga Rakaela te Veronika, janë emrat e grave të burrave të pushtetshëm që kanë bërë historinë e Italisë e që përmes së cilave tregohet ana e panjohur e një populli nga sytë e gazetarit. Një nga më të shiturit rezultoi edhe libri “Kurban” i kryeministrit, Edi Rama, në panairin e një viti më parë.