Kryeministri Edi Rama ka replikuar disa herë sot me deputetët e opozitës për ndryshimet në vitin 2013. Rama e ka akuzuar qeverinë paardhëse se ka haxhuar paratë e invalidëve për fushatën e zgjedhjeve, se ka abuzuar dhe ka përbuzur sipërmarrësit që kanë bërë punë publike dhe ka vijuar me akuza duke iu drejtuar opozitës në sallë: “përgatituni bashkë me ata të oborrit të paguani shumë më shumë”.
Shefi i qeverisë përmendi vonesat në shlyerjen e detyrimeve për personat me aftësi të kufizuar, harxhimin e fondit të emergjencave dhe borxhet që qeveria u ka bizneseve, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të tejkaluar atë që e cilëson si situatë të rëndë të financave të vendit. Kjo qeveri parashikon të paguajë një më një personat me aftësi të kufizuar , tha Rama, që duke iu drejtuar opozitës tha: “Ju i latë pa bukë në maj, qershor”. Ndërkohë ai tha se parashikohen dhe 47 milionë investime në vazhdim. Më tej ai shtoi se kjo qeveri do të paguajë borxhin ndaj biznesit para se të nisë punë të reja. “ Arka e shtetit është e rëndësishme, por më e rëndësishme ëhstë arka e çdo sipërmarjre. Një shtet që ngrihet mbi grabitjen mbi sipërmarrjen, mbi përbuzjen e shkeljen me këmbë të sipërmarrjes duke vënë gjoba nëse nuk bën punë publike është degjenerim”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur akuzave dhe batutave të PD-së drejtuar atij, Rama tha se “nuk ka problem kalim zarfesh këtu nga paraardhësi tek pasardhësi, por problemi është në PD, atje ka problem me kalimin e kurorës së princit”.Ndërsa u epitetit të përdorur nga opozita se kjo është “qeveri me dy kate”, Rama iu përgjigj se “qeveria është me dy kate, por s’ka kat pa leje”.
Më tej me një ton zëri të ngritur ai iu drejtua opozitës se “ju keni problem shkallën e dëgjimit, keni 8 vjet që nuk dëgjoni. Ju e kishit qeverië me një kat po me katin e dytë pa leje bënit gjithë ato zullume që dita ditës po ju dalin”.