Rama takim me strukturat e PS-se ne Fier mbi reformat dhe hapjen e re te partise

Edi RamaTIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Fier në kuadër të turit "Ta pastrojmë më tej Shqipërinë", zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Përmes një postimi në rrjetin social 'facebook', Rama shkruan se në fokus të takimit me strukturat e Partisë Socialiste ishin reformat dhe hapja e re e partisë.

Rama po ashtu vlerësoi edhe punën e kryebashkiakut të ri të Fierit.

"NëFier me strukturat e Partisë Socialiste" për reformat dhe hapjen e re të partisë. I mbresuar pozitivisht nga puna dhe projektet e kryebashkiakut të ri", shkruan kreu i qeverisë, Rama./a.gjonaj/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama