TIRANË 19 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi. Kreu i qeverisë mori pjesë në Samitin e VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë, në Stamboll, i cili shërben si një platformë për bashkërendimin e politikave ekonomike, politike dhe energjitike, nga Shtetet e Bashkuara, në vendet e BE-së e deri në Azinë Qëndrorel.
Gjatë këtij Samiti, Kryeministri Rama u takua edhe me Presidentin e Turqisë, Reçep Tayip Erdogan.
Në një postim në rrjetin scial "Twitter", Rama shkruan, "Paradite e plotë në Stamboll me Presidentin Erdogan për sfidat e përbashkëta e mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë". /f.n/