Kryeministri Edi Rama takoi sot punonjësit e rinj të administratës që dolën fitues nga konkursi. Rama shprehu keqardhjen për numrin e ulët të fituesve, pasi 5200 të tjerë dolën humbës nga ky konkurs.
“Ju jeni në një numër kaq të kufizuar fituesish. Unë po mendoja 5200 të tjerë që nuk kanë fituar. Në Shqipëri nuk shquhemi të aftë për të pranuar dështimin, prandaj jemi këtu ku jemi, nuk i pranojmë dështimet dhe mbi dështimet të ngremë suksesin”, tha Rama.