Intervista e Edi Ramës për televizionin italian, La7 ka tërhequr më shumë vëmendjen e italianëve se sa të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit. Shumë italianë kanë reaguar në rrjetet sociale duke thurur lavde për kryeministrin e Shqipërisë.
Gjatë intervistës në emisionin “Le invasioni barbariche”, Rama foli dhe për diversionin fetar brenda familjes së tij duke thënë se, prindërit e tij janë ortodoksë, ai është katolik, bashkëshortja myslimane, dy fëmijët nga martesa e kaluar janë ortodoksë, ndërsa i vogli Zaho është katolik.
“Duket njeri i mençur dhe me siguri flet italisht më mirë se politikanët tanë”, shkruan Teresa Guçini në “Twitter”.
“Ku e kishin fshehur shqiptarët këtë kryeministër të shquar?”, pyet Alessandra Dardes.
Një tjetër komenton se do ta dëshironte Ramën kryeministër të Italisë dhe pse jo dhe në Bruksel.
“Më transferoni në Shqipëri”, shkruan Diletta Paoletti.
Përgjigjet e kreut te qeverisë shqiptare, Edi Rama, në emisionin e njohur “Le invasioni Barbarche”, lanë ‘gojë hapur’ shumë italianë. Pas intervistës me gazetaren Daria Bignardi nisën komentet lidhur me atë çfarë u tha nga kryeministri shqiptar gjatë bisedës në studio.
Rama u ndalë tek një çështje me rëndësi, në promovimin e vendi shqiptar. Kjo gjë u prit shumë mirë nga qytetarët italianë, të cilët përgëzuan në rrjetet sociale kryeministrin Rama jo vetëm për fjalët e bukura për vendin, por edhe për mënyrën sesi e paraqiti Evropën.
Për disa prej tyre, intervista e kryeministrit ishte një shembull i civilizimit. Prezantimi që Rama i bëri Shqipërisë në televizionin ‘La7’ dhe pikëpamjet e tij mbi të ardhmen e vendit, ka ndikuar që shumë italianë të mendojnë mundësinë për t’iu drejtuar Tiranës.
Komentet:
"Edi Rama kryeministri shqiptar, shembull i madh i civilizimit”
“Ku e mbanin të fshehur shqiptarët këtë kryeministër kaq të mirë?”
“Kryeministri shqiptar, kultura dhe inteligjenca e tij më bëri të dua të shkoj në Tiranë”
“I madh, të bukura fjalët që tha për Evropën”
“E mendoj seriozisht, urime edhe njëherë për dashurinë që ndieni për vendin tuaj që shfaqej në çdo fjalë dhe gjest tuajin”