Rama thote JO Shqiperia e ka te pamundur te perfshihet ne nje operacion e tille. Feste para Kryeministrise

Rama thote JO: Shqiperia e ka te pamundur te perfshihet ne nje operacion e tille. Feste para Kryeministrise

Kryeministri, Edi Rama pas një fjalimi të gjatë sqarues tha se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në një operacion të tillë. Me besnikëri të plotë ndaj jush dhe Shqipërisë,  dhe shqiptarëve, me respektin më të madh, sot po them se “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”

Menjëherë pas kësaj qindra protestues të përfshirë kanë shpërthyer në gëzim para kryeministrisë. Sot është dita për t’ju thënë BRAVO, tha Rama, duke iu drejtuar protestuesve, pasi sipas tij, Shqipëria ka nevojë për qytetarë të mirë, por ka nevojë edhe për protestues të mirë.

“SHBA nuk vrasin njerëz por janë vrarë dhe vriten në fronte lufte shumë për të mirën e njerëzit. Pa SHBA bota s’do e kishte mundur të ndalonte dot as Hitlerin dhe as Europën Komuniste.Pa SHBA nuk do të ishim sot në dy shtete. Siguri nuk do të kishte kjo protestë, dhe kushedi nuk do të kishte pasur fare protesta në këto 20 vite. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë lemsh, duke nxjerrë një anti-amerikanizëm, që s’na bën mirë si komb.”- tha Rama ndër të tjera.

*****

Proteste masive para kryeministrise e paralelisht me te edhe ne rrethe kunder armeve kimike, e ne pritje te vendimit te kryeministrit per kete ceshtje qe prej ditesh tashme i ka drejtuar qytetaret drejt shesheve.  Numrit te protestuesve qe e gdhine naten para Kryeministrise i jane shtuar mengjesin e sotem qindra te tjere.  Protestuesit shprehen te vendosur te mos levizin prej andej deri ne nje vendim kunder armeve kimike te Sirise ne vendin tone.  Ashtu si nje dite me pare edhe sot gjimnazet e Tiranës nuk po zhvillojnë mësim, pasi nxënësit kanë dalë në sheshe për të protestuar.  Protestat kanë rinisur në Elbasan, Durrës, Lezhë e Berat, Kukes, Shkoder.  Në Elbasan protestat kanë rinisur në sheshin ‘Gensher’, ku qytetarët vijojnë t’i bëjnë thirrje qeverisë të mos pranojë armët e Sirisë.  Ne Durres protestuesit jane grumbulluar para portit, duke theksuar se nuk do te lejojne te kaloje asnje ngarkese me arme kime, sikur qeveria te mos marre parasysh zerin e qytetareve. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama