Zekirija Ramadani nuk e ka fshehur lumturinë për fitoren e arritur në Laç. Trajneri i Flamurtarit është shfaqur mjaft i kënaqur në ekranin e "Supersport",dhe ka deklaruar se ky triumf erdhi në momentin më të mirë. "Fitore shumë e rëndësishme, në çdo drejtim dhe e ardhur në momentin e duhur. Kemi hedhur një hap të madh përpara, ndoshta edhe shkëputemi nga ndjekësi më i afërt.
Luajtëm shumë keq në pjesën e parë dhe mezi po prisja të mbyllej pjesa e parë, sepse nuk bëmë asgjë, në asnjë drejtim. Skuadra reagoi në pjesën e dytë dhe tregoi dëshirë për të fituar. Të fitosh në Laç me përmbysje është diçka e madhe dhe është meritë e lojtarëve", deklaroi trajneri.
Më pas ai u pyet edhe për ndeshjen e kthimit të Kupës me Kuksin ku theksoi se nuk janë dorëzuar pavarësisht humbjes 0-2 në Vlorë. "Nuk shkojmë të dorëzuar, do të tentojmë të fitojmë, pasi ne krijojmë raste dhe Kukësi në takimin e parë na shënoi dy gola me fat, ndaj cdo gje eshte e mundur", deklaroi Ramadani.