Ramadani Nuk patem fat shperdoruam shume

Ramadani: Nuk patëm fat, shpërdoruam shumë

Flamurtari mundet dhe eliminohet nga Kukësi nga Kupa e Shqipërisë. ramdani zekerijaTrajneri i vlonjatëve, Zekerija Ramdani në një prononcim për "Super Sport" u shpreh i mërzitur për këtë eliminim.

"Kemi treguar lojë të mirë në ndeshjet e fundit dhe mendoja se nëse do të shënonim një gol në pjesën e parë, mund të kishim pak fat edhe të shënonim edhe në pjesën e dytë. Por fati nuk ishte në anën tonë, ku shpërdoruam me Nikolinin dhe Danilon. Gjyqtari akordoi një penallti, për të cilën nuk e di nëse nëse ishte apo jo. Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi.

Më vjen keq që nuk dolëm në finale, por për tu çliruar nuk çlirohemi deri në fund, pasi në kampionat kemi objektivin kryesor. Edhe pse luanim në Kupë, ndeshja e radhës me Vllazninë, ishte prezente te ekipi si gjatë ndeshjes, por edhe në përgatitjet përpara takimit me Kukësin. Nuk kanë qenë muaj pozitivë, madje mund të them se janë muaj shumë të gjatë, sikur muaji kishte më tepër se 30 ditë. Ishim përqendruar te Kupa, por na ka mbetur objektivi kryesor: prej emërimit në stol, presidenti ma shprehu qartë që primare është mbijetesa. Kemi zhvilluar ndeshje të mira në javët e fundit, e nëse vazhdojmë kështu jam i bindur se objektivin do ta arrijmë".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama