Zekerija Ramdani është shprehur i lumtur për sigurimin e mbijetesës në Superiore. Trajneri i vlonjtavë ka përgëzuar skuadrën për lojën e zhvilluar në Ballsh ndaj vendasve.Ndër të tjera tekniku i kuqezinjëve ja dedikoi qëndrimin në elitën e futbollit dhe i kërkoi falje tifozëve për ankthin që skuadra i ka shkaktuar këtë sezon.
"Nuk e morëm atë që deshëm sepse erdhëm për fitore, por barazimi na kënaq. I uroj djemtë për angazhimin, pasi në Ballsh të arrish të mbijetosh është shumë vështirë. I kërkoj flaje vlonjatëve që i kemi bërë me ankth gjatë gjithë edicionit dhe falendëroj presidentin që na ka qëndruar pranë në momentet më të vështira".
Ndaj Skënderbeut
"Kemi pasur një presion të madh në këtë edicion dhe nuk kemi festuar për asnjë moment, ndaj këto dy ditë do të festojmë. Më pas do të fokusohemi tek ndeshja me Skënderbeun. Jemi pa presion, do të jemi të lirë dhe do të japim maksimumin".