Me kujtohet mire mbledhja e Komitetit te Rinise ne Shkoder. Midis pjesemarresve, perveç Milka Selenices qe ishte caktuar si Sekretare e Komitetit Qarkor dhe Gjyzela Jakoves, gjithashtu sekretare e Komitetit, te cilat vinin te dyja nga brigadat partizane qe çliruan Shkodren, me kujtohen mire Bahri Xhabija, nje shok i njohur mire ne Shkoder dhe Frano Jakova.
Mbledhja u zgjat shume, sepse nderpritej vazhdimisht. Nuk kalonin as 10-15 minuta kur, ose Bahrija, ose Franoja, do te kerkonin pese minuta pushim. Ne fillim nuk e kuptova “hilene” e tyre, por u be e qarte kur filluan te ktheheshin here me ndonje tepsi, here me ndonje pjatance me embelsira. Ato dite, perveç festes se Çlirimit, shkodranet myslimane kremtonin edhe festen e Bajramit. Ne kete mbledhje “te embel” diskutuam per detyrat qe dilnin ne ate kohe, per nevojen e riorganizimit te aktiveve te rinise dhe per zbatimin e atyre detyrave qe kishte shtruar Kongresi i Helmesit lidhur me rolin e rinise ne rindertimin e vendit.
Ne Shkoder nuk qendrova shume gjate. Me 3 dhjetor, ne Shtabin e Korparmates III nga ku varej Divizioni yne, me njoftuan se, sipas nje kerkese nga Tirana, duhet te nisesha dhe te paraqitesha “sa me pare” ne Komanden e Pergjithshme. Kjo, “sa me pare” ishte shume relative, sepse ne ate kohe te gjitha urat midis Shkodres e Tiranes ishin hedhur ne ere nga gjermanet. Pra automjetet nuk mund te kalonin. Mbetej vetem ta beje rrugen me kembe. Ishim nje grup partizanesh, nja 20-25 veta, nga reparte te ndryshme, kur u nisem nga Shkodra.
Me kujtohet, se diku afer Bushatit, gjate nje pushimi te vogel, nje partizan i pjekur ne moshe na u drejtua:
-Ore shoke, -tha,- tere luften e beme duke pasur ne krye komandante e komisare. Po ne, ku vemi keshtu te paorganizuar, si bashibozuke?
Po sikur te ndeshemi me ndonje grup banditesh, si do te bejme, kush do te na drejtoje? Prandaj vini veshin, qe nga ky çast komandanti juaj do te jem une, ndersa komisar …
Heshti per nje çast dhe, pasi na hodhi nje sy te gjitheve, duke treguar me dore nga une, tha:
-Komisar do te jete ky djali i ri.
Askush nuk pati verejtje. Partizani qe u vetcaktua komandant ishte Riza Vehipi, deri atehere zevendeskomandant i Brigades VI. Ishte hera e pare qe takoheshim me njeri-tjetrin. Duke me caktuar si komisar, as ai, as une, nuk e dinim se vertet isha ngarkuar nga Komanda e Pergjithshme me nje detyre te tille. Kete e mesova kur arritem ne Tirane.
Pas dy ditesh, duke perfituar edhe nga nje qytetar qe diku nga Laçi me mori me motoçiklete, arrita ne Tirane.
Kryeqyteti i vendit, qe ishte çliruar gati tri jave me pare, ishte plot gjalleri, njerezit dukeshin te gezuar dhe shume entuziaste. Atmosfera e lirise ndihej ne çdo hap, ne çdo bisede, ne çdo takim. Me te mberritur ne Tirane, shkova drejt e ne shtepine time, ku takova dhe u çmalla me nenen, me motrat e mia dhe me vellain. Te nesermen takova shoket e vjeter dhe te rinj, ata te femijerise, me te cilet isha rritur e kishim qene bashke ne shkolle, si edhe ata te cilet kisha njohur ne lufte, ne mal. Keta i gjeta ne zyrat e Sekretariatit te BRASH-it.
Te nesermen e arritjes ne Tirane, sipas urdhrit, u paraqita ne Komanden e Pergjithshme. Me njoftuan se diten tjeter do te me priste Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalçlirimtare, Gjeneral-Kolonel E.Hoxha.
Ate nate thuajse nuk me zuri gjumi, ca nga emocionet e dites qe kaloi dhe qe lidheshin me takimet me njerezit e shtepise, si dhe me shoket qe i shihja pas kaq kohesh, ca nga meraku per te gjetur se çfare me priste te nesermen nga takimi me Komandantin e Pergjithshem.
Ne kohen e caktuar u paraqita ne zyrat e Kryeministrise, te cilat atehere gjendeshin ne nje nga ndertesat e ansamblit te Ministrive. Atje takova Komandantin E.Hoxha. Ai me priti me shume perzemersi. Ne fillim me pyeti per çlirimin e Shkodres, per popullin e qytetit, per shoket dhe ne pergjithesi per gjendjen e njesive partizane, me pyeti per punen e Partise dhe te rinise etj. U perpoqa t’u pergjigjem sa me qarte pyetjeve te tij, me gjithe emocionet qe kisha. Pastaj E.Hoxha me foli per punen e madhe qe na priste lidhur me rindertimin e vendit te shkaterruar nga lufta.
- Por ti, - m’u drejtua papritur ,- do te vazhdosh ende luften!
Dhe pa me lene kohe as te imagjinoja se si do ta vazhdoja nje lufte qe kishte mbaruar, shtoi:
- Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V-te, qe bashke me Divizionin VI-te, do te vazhdojne ndjekjen e ushtrise fashiste gjermane ne territorin jugosllav.
Per mua kjo ishte fare e papritur. Gjate gjithe Luftes kisha punuar si kuader i rinise. Prandaj detyra e Komisarit Politik, bile te nje Divizioni, duke qene nje detyre me shume pergjegjesi, gati me trembte, qofte per mungesen e pervojes, qofte per vete moshen qe kisha ne ate kohe.
Enveri, me sa duket e kuptoi gjendjen time, megjithese une s’u ndjeva fare, nuk thashe as mire, as keq, as po, as jo. Ai shtoi:
- Partia ka besim se ti do ta kryesh mire kete detyre. Brigadat qe bejne pjese ne Divizion kane kuadro te afte. Mbeshtetu tek shoket dhe bashke me ta punoni qe organizatat e partise e te rinise, komandat e shtabet, te kryejne me nder misionin e madh qe u eshte besuar.
Pas kesaj Komandanti vazhdoi:
- Vendimi per dergimin e dy Divizioneve tona per te ndjekur ushtrite gjermane edhe ne Jugosllavi, ka rendesi te veçante politike, -tha ai.- Keshtu ne ndihmojme popujt vellezer te Jugosllavise per çlirimin e tyre nga fashizmi, dhe nga ana tjeter, me kete akt, populli yne tregon se eshte konsekuent ne luften e vet antifashiste si pjesetar i Koalicionit te Madh Antifashist, dhe se nuk do ta pushoje ate derisa makina ushtarake hitleriane te shkaterrohet perfundimisht.
Nderkohe une e kisha marre veten dhe po i ndiqja me shume vemendje porosite e Komandantit.
- Brigadat e 3-te, e 5-te dhe 25-te qe perbejne Divizionin V, -vazhdoi ai-, aktualisht ndodhen ne Kosove. Pas çlirimit te saj, ju do te vazhdoni luften me tej, ne ato drejtime qe do t’ju caktohen ne bashkepunim me Komanden e Ushtrise NÇL jugosllave.
Me tej, ne menyre te veçante, ai u ndal ne çeshtjen e Kosoves dhe lidhur me qendrimin tone atje.
- Ne Kosove mbani lidhje me Shtabin e Kosmetit (Kosove-Metohise) dhe u kushtoni kujdes te veçante marredhenieve me popullin, vellezerit tane te nje gjaku. Dihet se ne Kosove, ne te kaluaren, shtypja nacionale dhe shfrytezimi nga ana e borgjezise serbe kane qene shume te renda. Kjo ka krijuar edhe mosbesim midis shqiptareve dhe serbeve, qe reaksioni, si ai ballist, ashtu edhe ai çetnik, e ka shfrytezuar kunder Levizjes Nacionalçlirimtare. Ju duhet te bashkepunoni me shoket e Kosoves dhe me ata te Ushtrise Nacionalçlirimtare te Jugosllavise, ne menyre qe gjendja ne Kosove te zhvillohet normalisht dhe vellezerit tane ta kuptojne se, ne kushtet e pushtetit popullor i cili po ngrihet si rrjedhim i fitores mbi fashizmin, do te fitojne te gjitha te drejtat, te cilat me pare u jane mohuar.”
Qe ne ate kohe me ka bere pershtypje qartesia e trajtimit te problemit te Kosoves. E.Hoxha e kishte shume te qarte se Kosova mund t’i fitonte te gjitha te drejta e veta, pra edhe pavaresine apo bashkimin me atdheun meme, vetem nese ajo do te merrte pjese aktive ne Luften kunder fashizmit. Kjo, ne fakt, ishte kerkesa e Kartes se Atlantikut. Edhe me pas, deri sa vdiq, qendrimi i Enver Hoxhes ndaj problemit te Kosoves ka qene i qarte, ne mbeshtetje te luftes dhe perpjekjeve te kosovareve per te fituar te drejtat e tyre, por duke pasur parasysh kurdohere koniunkturat nderkombetare.
Pas dy-tri ditesh u nisa ne drejtim te Kosoves. Shkova ne Shkoder, duke kaluar te njejtat veshtiresi te rruges, si ato kur u nisa per ne Tirane. Por edhe ne drejtim te Kukesit, perseri pjesen me te madhe te rruges e bera me kembe, sepse edhe andej urat, si ajo e Vaut te Dejes apo e Gomsiqes, ishin hedhur ne ere nga gjermanet gjate terheqjes se tyre. Per pasoje nuk mund te perdoreshin makinat. Pas tri-kater ditesh arrita ne Kukes dhe pastaj drejt e ne Prizren, ku mora kontaktin e pare me forcat e Divizionit V-te.
Partizanet e Ushtrise Nacionalçlirimtare Shqiptare luftuan gati gjashte muaj pertej kufijve tane shteteror. Brigada e 3-te dhe ajo e 5-te kishin kaluar ne Kosove qe ne muajin tetor te vitit 1944 dhe, ne bashkepunim me forcat partizane kosovare, kishin marre pjese ne luftimet per çlirimin e Prizrenit e te Gjakoves, te Ferizajt e te Drenices. Me pas, forcat e Divizionit V, se bashku me partizanet kosovare e njesi te Ushtrise NÇL jugosllave, luftuan per çlirimin e krejt Kosoves.
Duhet thene se, deri ne ate kohe, Lufta antifashiste ne Kosove ishte e paket. E kam fjalen nga ana e shqiptareve. Kishte disa grupe militantesh komuniste qe terhiqnin pas vetes disa luftetare e simpatizante, por jo masa te medha popullore. Nje pjese e madhe e kosovareve ishte mashtruar nga ”bashkimi” i Kosoves me Shqiperine qe realizuan fashistet ne vitin 1941, pas pushtimit te Jugosllavise. Ata nuk e kuptuan se ai bashkim nuk ishte ne te miren e shqiptareve, por u sherbente interesave te nazifashisteve italo-gjermane. Kjo beri qe, jo pak vendas, te lidheshin me kreret kosovare profashiste, si Xh.Deva, duke qendruar larg levizjes antifashiste. Kalimi i Divizionit V-te dhe qendrimi i partizaneve shqiptare ne Kosove, bene qe njerezit te sqarohen dhe te mbeshtesin me fort Luften per Çlirim. Qindra djem kosovare u bashkuan edhe me Divizionin tone dhe luftuan krah per krah vellezerve te tyre shqiptare.
Divizioni V vazhdoi detyren e tij luftarake deri ne fund. Ai mori pjese ne çlirimin e Kosoves, te Sanxhakut, dhe te Bosnjes Jugore. Nga beteja ne beteje, partizanet tane kaluan ne Prishtine e Mitrovice, ne Novipazar e Sjenice, ne Prijepolje, ne Novivarosh e me thelle, deri ne Vishegrad, ne dyert e Sarajeves. Ndersa Divizioni VI, i cili u nis nga Shkodra ne fillim te dhjetorit te vitit 1944, kaloi ne ndjekje te gjermaneve neper Mal te Zi, per te dale pastaj ne Rudo, ne Bosnjen jugore.
Ne luftimet qe u zhvilluan pertej kufijve, nga dy divizionet tona rane deshmore mbi 600 partizane e partizane. Ata, me gjakun e tyre, shprehen antifashizmin e vendosur te popullit shqiptar.
Divizionet tona vazhduan luften deri ne mbarimin e saj, ne Maj te vitit 1945. Duke filluar nga ajo kohe, nisi kthimi i divizioneve tona ne Shqiperi. Mund te thuhet se atehere mbaroi edhe Lufta NÇL e popullit shqiptar, e cila perfundoi me fitoren e popullit mbi fashistet pushtues italo-gjermane. Me luften e tyre konsekuente, shqiptaret i qendruan besnike koalicionit te madh antifashist, duke gozhduar ne territorin e tyre divizione te tera te armikut nazifashist. Sakrificat e popullit tone, ne raport me madhesine e vendit dhe me numrin e popullsise, ishin shume te medha. 28 mije deshmoret, si dhe humbjet e medha materiale gjate kesaj lufte, jane çmimi qe pagoi populli yne per lirine e tij dhe kauzen e madhe te Koalicionit antifashist.
Gjate gjithe kohes qe qendruan ne Jugosllavi, partizanet shqiptare, me sjelljet dhe veprimet e tyre korrekte e miqesore, fituan dashurine e njerezve. Luftetarin shqiptar, jo vetem kosovaret, por edhe popullsia serbe e boshnjake, e njohu si trim e te paperkulur ne lufte me nazistet dhe me çetniket, te sjellshem e te dashur me banoret e te gjitha krahinave nga kaloi, qofte me vellezerit shqiptare te Kosoves e te Malit te Zi, qofte me malazezet, serbet e boshnjaket. Kudo partizanet fituan zemren e popullit, i cili nga ana e tij asgje nuk kurseu per t’i ndihmuar bujarisht. Bile shume te rinj e te reja te atyre aneve, kryesisht kosovare, erdhen vullnetare per te vazhduar edhe ata luften. Ne brigadat e divizionit tone u inkuadruan mbi 2000 djem kosovare. Mijera te tjere u bashkuan me njesite kosovare dhe me ato te divizioneve te tjera te ushtrise NÇL jugosllave.
Deshiroj te shenoj ketu se, nga pala jugosllave, fare pak, per te mos thene aspak, eshte folur per luften e divizioneve tona ne ndihme te ushtrise partizane jugosllave per çlirimin e Jugosllavise. Nuk eshte folur as per deshmoret e divizioneve shqiptare. Natyrisht, eshte i kuptueshem ky “neglizhim” nese kemi parasysh se teza titiste ka qene (dhe eshte) se, jo shqiptaret kane dhene ndonje kontribut qofte edhe modest ne ndihme te popujve sllave, por Jugosllavia ka “çliruar” edhe vete Shqiperine. Kjo perpjekje e ka zanafillen qe nga teza se “PKSH eshte krijuar nga dy perfaqesues te PKJ”, per te cilen kam folur.
Duke vendosur kete “pikete”, duke ia njohur vetes “meriten” e krijimit te PKSH, serbet duan te bindin boten se “edhe Luften NÇL e organizuan jugosllavet”, se “shqiptaret nuk dinin se si organizohen brigadat dhe se si udhehiqen ato” etj. etj.. Pra te vertetojne se shqiptaret kishin dhe kane nevoje per “tutor”. Kjo ishte teza me te cilen ata donin te justifikonin “gllaberimin” e Shqiperise ne gjirin e Jugosllavise si Republike e 7-te e saj.
Po te njejten teze, te “paaftesise se shqiptareve per t’u veteqeverisur”, po e thone edhe sot, kur Kosova po lufton per te konsoliduar pavaresine dhe lirine e fituar me gjak dhe sakrifica. Tashme edhe organizatat nderkombetare, ne veçanti SHBA dhe BE, jane perkrah shtetit te lire te Kosoves. Megjithate, Serbet vazhdojne te kundershtojne keto fitore, duke i paraqitur kosovaret si te paafte per te administruar pavaresine e tyre. Por nuk ka asnje rruge tjeter: Kosova eshte shtet me vete dhe asgje nuk mund ta pengoje zhvillimin e saj te pavarur e sovran.