Në momentet kur ar rin të prekësh ma jën e suksesit në karrierë, duhet t'u dedikohesh edhe personave që të kanë qëndruar afër në momentet më të vështira. Klaudio Ranieri mund të festojë titullin kampion sot, në rast se Totenhemi nuk do të fitojë me Çelsin, por trajneri i Leiçesterit do të udhëtojë drejt Romës për të takuar nënën e tij 96- vjeçare dhe nuk do ta shikojë ndeshjen që mund të rezultojë e rëndësishme për fatet e skuadrës së tij.
"Do të më pëlqente shumë ta shihja Totenhemin ditën e sotme, por në atë orë jam në fluturim për të shkuar në Romë. Do ta më- soj menjëherë rezultatin e ndeshjes sapo të zbres. Për ne është e rëndësishme të punojmë për sfidën e ardhshme", tha Ranieri. Ai vlerësoi maksimalisht performancën e ekipit të tij, pavarësisht se këtë herë nuk arriti të fitonte titullin kampion.
"Ne nuk erdhëm për të fituar titullim kampion. Duhet të bënim një ndeshje të mirë dhe mendoj se e arritëm. Në minutat e para Junajtid luajti më mirë dhe ne ishim pak të frikësuar, por pas golit që pësuam filluam të luanim më mirë. Barazimi ishte rezultat i drejtë për këtë ndeshje.
Ne shënuam në momentin e duhur dhe skuadra fitoi më shumë besim. Ishte ndeshje shumë e vështirë, por lojtarët më kënaqën sepse luajtën shumë mirë. Është shumë e vështirë të luash pa Vardinë, por fituam besim në mënyrë konstante dhe ia dolëm të merrnim një pikë me vlerë", tha tekniku italian. 64-vjeçari komentoi edhe përplasjen mes Felainit dhe Huthit dhe tregoi atë që Van Gali i tha në fundin e ndeshjes.
"Ishte një gjest i shëmtuar nga Felaini, por nuk duhet ta komentoj më shumë. Van Gal? Për herë të parë e kam takuar në vitin 1994 dhe kam respekt për një trajner si ai. Në fundin e ndeshjes më uroi fat dhe më tha se bëmë një ndeshje të mirë", tregon numri një i pankinës së "dhelprave". Ranieri foli edhe për disa gabime të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, por pranoi rezultatin dhe tha se nuk dëshironte të bënte polemika. "Nuk ishte karton i kuq për Drinkuotërin, por i pranoj vendimet e arbitrave", përfundoi Ranieri pas ndeshjes. Italiani është në rrugën e duhur drejt realizimit të një ëndrre.