Të fitosh dhe ende të mos e besosh. Klaudio Ranieri nuk e ka metabolizuar ende triumfin në Premier Ligë me Leiçesterin e tij. "Këto janë gjëra që treten ngadalë. E kupton më vonë. Gjëja më e rëndësishme është se e kemi bërë", tregon trajneri për programin "90° Minuto Zona Mista", përpara se të përjashtojë për të disatën herë mundësinë e pasimit të Kontes në kombëtaren italiane pas Europianit:
"Unë qëndroj këtu, për momentin nuk jam një njeri për kombëtaren. E kam bërë një gabim (i referohet Greqisë). Isha shumë kurioz për të kuptuar se çfarë provohet të bësh trajnerin e një kombëtareje. E njoha dhe më mjaftoi. Përpara ndeshjes me Evertonin u thashë lojtarëve se ne jemi kampionët dhe luani si kampionë. Bënë një ndeshje të madhe". Dhe pyetjes nëse e ka kërkuar vërtet Totin te drejtuesit e "dhelprave", ai i përgjigjet kështu: "Toti është perandori i vërtetë, por unë nuk do t'jua them kurrë".