Rape-aXe ky eshte prezervativi qe fut ne kurth perdhunuesit

Rape-aXe ky është prezervativi qe 'fut ne kurth' përdhunuesit
AFRIKE
Ka dhembe, ky eshte prezervativi qe “fut ne kurth” perdhunuesit

I ideuar ne Afriken e Jugut eshte bere dhurate gjate boterorit, kap penisin e perdhunuesit, dhe per ta hequr nevojitet mjeku kirurg. Rape-aXe eshte nje shpikje e shekullit te XXI, nje instrument mjekesor torture. E kane pagezuar si prezervativi anti-perdhunim dhe eshte ideuar nga Sonnet Ehlers, nje mjeke afrikano-jugore qe prej dhjetra vitesh ndihmon viktimat e dhunes seksuale. Rape-aXe eshte nje membrane plastike e forte qe inserohet direkt ne vagine. Ky objekt qe nga jashte eshte i ngjashem me nje kondom normal, ne brendesi ka dhembe, dhe sapo bie ne kontakt me organin mashkullor shkakton dhembje te tmerrshme per mashkullin. Prezervativi anti-perdhunim, jo vetem nuk lejon dhunen seksuale, por sapo prek organin mashkullor, nuk mund te hiqet ndryshe perverse me nderhyrjen kirurgjikale.

ITALI
Panik ne pallat, gjarpri bllokon tubacionet e EC-ne

Prej disa disa banore ne Milano raportuan probleme me shkarkimet e eC-se, deri ne momentin kur u gjet dhe shkaku ku behej fjale per nje gjarper qe i kishte bllokuar. Paniku i kishte pushtuar te gjithe banoret dhe kjo pasi u vune ne dijeni te prezences se nje ptoni te gjate nje meter. Disa prej tyre u perpoqen qe me ane te vajit hidraulik te ujerave te zeza, te vrisnin zvarranikun, por ne fund ai u kap nga disa vullnetare te EPNA-s. Instituti i Mbrojtjes se Kafsheve denoi sjelljen e banoreve, duke i bere te qarte se hedhja e substances toksike per ta vrare zvarranikun, ishte e panevojshme per te zgjidhur problemin e tyre. Çfare mbetet e paqarte eshte menyra se si kjo kafshe ka perfunduar ne tubacionet e shkarkimeve.

RUSI
Ja reklama me “hot” per shoqerine e sigurimit

Mund te themi se eshte nje nder reklamat me “hot” dhe me te çuditshme qe keni pare ndonjehere. Merrni nje femer, lereni te zhvishet, dhe me ndihmen e nje pikture ne trupin e saj, beni nje reklame komerciale. Kjo eshte ideja e shoqerise se sigurimit ne Rusi “Rusgosstrakh”. Ata, ne kete video te fundit promorciale, kane perdorur trupin e vajzave bukuroshe me forma nga me te persosurat qe mund te keni pare ndonjehere dhe kjo duke dizenjuar ne gjoksin e tyre ne menyre te animuar, makina, motore, autobuse dhe kamione. Mund t’ju duket jo shume e pershtatshme, qesharake apo ku di une se çfare tjeter por ajo qe ka rendesi eshte qe kjo perfaqeson nje shoqeri sigurimi.

KINE
Inxhinieri kinez zbuloi biçikleten amfibe

Kinezi Li Guowei nga qyteti Wuhan, ne provincen Hubei, ka shpikur biçikleten amfibe, te cilen e shet per 72 euro. Kjo shpikje mund te behet hit i vertete ne tregun kinez. Biçikleta notuese eshte e ndertuar nga nje biçiklete e zakonshme dhe tete bombola ajri te cilat ia mundesojne lundrimin ne uje, si dhe nje lloj fluture-pedale ne anen e pasme e cila e ve ne levizje. Nxenesi i Lise, Lei Zhiqian me sukses testoi kete shpikje ne lumin Hanjiang, shkruan gazeta kineze “Changijang Daily”. Modeli i pare eshte fundosur, derisa i dyti ishte teper i rende per te notuar dhe drejtuar. Gjenerata e trete arriti t’i tejkaloje keto probleme. Pas lundrimit dhe mberritjes ne toke, bombolat mund te hiqen, keshtu qe kjo shpikje serish mund te shnderrohet ne biçiklete te thjeshte.

ANGLI
Hotel per qen me pese yje

Per te gjithe ata qe kujdesen per kafshet e tyre shtepiake gjate kohes sa jane ne pushim ne Merthyur Tydfil, ne Wales, eshte hapur nje hotel luksoz me pese yje ku qente mund te kalojne pushimet. Nje nate e kaluar ne kete hotel i quajtur “Royvon” kushton 35 euro, por pronaret thone se nuk eshte e shtrenjte pasi vertete kushtet jane luksoze per qente. Gazetari i gazetes britanike “Mirror” vendosi t’i vertetoj keto pohime, dhe e dergoi qenin e tij ne pushim. “Hoteli eshte i mrekullueshem. Pronaret e qenve nuk duhet te kujdesen per kafshet e tyre kur t’i dorezojne ne kete hotel”, raportoi gazetari Richard Smith. Sarah Draper e cila ka hapur kete hotel thote se qente ne hotel i kane te gjitha kushtet e nevojshme si dhe ky vend eshte parajse per mikun me te mire te njeriut.

Te brendshmet shpetimtare

Nje ekip shkencetaresh nga Instituti i Sand Dieogs njoftoi se zbulimi i bio-senzoreve elektronike mund te çoje ne prodhimin e mbathjeve te brendshme, te cilat mund te shpetojne jete. Kjo mund t’ju duket si diçka e pamundur, mbase dhe per te qeshur por besojeni. Profesori Joseph Wang tha se sistemi i ri zbulon shenjat biologjike ne djerse dhe lot, per te percaktuar nje diagnoze te pavarur. Kush e di, ne te ardhmen ndoshta breket mund te na japin edhe ilaçe ose bile shenja se kur duhet t’i nderrojme ato. Duke folur per zbulimin Wang tha: “Qellimi yne nuk ka qene qe breket me elektroda te duken seksi. Qasja jone eshte shkencore, ndersa ne ate pjese te trupit veshjet me se shumti prekin lekuren tone”.

HOLANDE
Holande, mbyllet per 4 vjet ne dhome, gjendet i vdekur 50-vjeçari

Kufoma e nje njeriu i cili vdiq ne moshen 50-vjeçare ne vitin 2006, u gjet ne shtratin e dhomes se tij, ne shtepine ne qytezen veriore holandeze Minnertsga, ku banonte se bashku me kater motra dhe vellezer, te cileve u kishte urdheruar te mos e shqetesonin.

Policia holandeze ka konfirmuar lajmin. Sipas saj, prej kater vitesh, i vdekuri u kishte thene motrave dhe vellezerve te tij qe nuk donte te shqetesohej nga askush dhe kishte hyre ne dhomen e tij. Motrat dhe vellezerit te moshave nga 44 deri ne 71 vjeç te cilet jetonin ne te njejten shtepi me te, nuk e kishin hapur kurre deren e dhomes qe prej vitit 2006, nderkohe qe kalonin para dhomes çdo dite, tha nje zyrtar i policise. Trupi i burrit te vdekur u zbulua pasi te zotet e shtepise vendosen te kryenin disa punime mirembajtese dhe riparime ne dhomen ku ndodhej ai.

BOSNJE
Letra e ushtarit boshnjak arrin ne destinacion pas 95 vitesh

Ushtari boshnjak i cili luftoi ne Hungari me 1915 ia nisi familjes nje fotografi bardh e zi. Letra nderkohe mbeti rrugeve, por pas 95 vitesh, me ne fund gjeti adresen e sakte. Nihad Eric Dzinovic, pensionisti 63-vjeçar dhe adhurues i antikiteteve, i cili jeton ne Kaliforni, kishte blere librin ne panairin e Long Beach dhe e kishte ruajtur ne koleksionin e tij. Pasi ai shpesh viziton vendlindjen e tij Sarajeven, nganjehere i merr me vete keto kartolina per t’ua treguar miqve te tij dhe koleksionisteve tjere. Kete jave rastesisht u takua me Nadir Bicakcic. Mbiemri i tij iu duk si i degjuar me pare, dhe ia tregoi fotografine. Letra e tij me ne fund arriti ne shtepi. Nipi i tij planifikon t’i zmadhoje fotografite dhe t’i vare ne mur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama