Raport specialJa se si u vra Bin Ladente gjitha detajet e operacionit

Raport special:Ja se si u vra Bin Laden,te gjitha detajet e operacionit
Thuajse 10 vjet pas sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit, Osama duhet të ketë menduar se më në fund ai ishte i sigurt. Ai ishte zhvendosur nga malet e humbura të Afganistanit në një shtëpi luksoze 1 milion dollarëshe, në një nga qytetet më piktoreske të Pakistanit.

Vila ku jetonte

Abotabad, i quajtur kështu sipas emrit të Xhejms Abot, një britanik që e themeloi qytetin në vitin 1853, kishte një klimë shumë të mirë dhe ishte një vend i preferuar nga shumë turistë.

Prapa mureve të godinës së tij, rreth 60 kilometër në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit, ai kishte shumë arsye për të menduar se ishte i sigurt. Aty kishte marrë familjen dhe disa korrierë i sillnin gjithçka kishte nevojë.

Si u zbulua vendi

Por, sipas burimeve të inteligjencës amerikane, Bin Laden u kap në surprizë kur u sulmua. Herën e fundit ai ishte larguar në shpinën e një kali, bashkë me një person tjetër, kur ishte sulmuar nga trupat britanike e amerikane në Malet e Bardha në Afganistan. CIA i kishte vënë atij nickname “Elvis” për ta identifikuar. Por u desh të vinte një informacion vitin e shkuar, që Osama fshihej në Abotabad. Tetë muaj u desh që të verifikohej ky informacion. Obama dhe shefat e tij të sigurisë donin të ishin të sigurtë që do kishin sukses pas aq shumë dështimesh. Dhe mbi të gjitha nuk e imagjinonin dot se Bin Laden ishte mu aty, pranë jetës shoqërore. Një javë më përpara, Obama mori prova fotografike se Bin Laden ndodhej aty dhe autorizoi nisjen e operacionit për gogolin e Perëndimit.

Si u vra

Pas disa diskutimeve me qeverinë pakistaneze, një grup i vogël i forcave speciale amerikane US Navy Seals, mori udhëzimet e detajuara- kapeni Osama bin Laden, gjallë a vdekur. Sipas dëshmitarëve, operacioni nisi që mëngjesin e së dielës. Pak përpara mesnatës, katër helikopterë hapën zjarr në një vilë luksoze në një vend të quajtur Abotobad, 100 kilometra në veri të Islamabadit. Dyzet minuta zgjati operacioni. Godina u zhyt në flakë. Osama bin Laden fshihej në një shtëpi që vlente 1 milion dollarë, me masa të larta sigurie. Disa mure të larta e rrethonin vilën e tij. Shtëpia ishte rreth tetë herë më e madhe se shtëpitë e tjera në atë zonë. Ishte ndërtuar në vitin 2005 dhe pavarësisht se ishte shenjë mirëqenie, nuk kishte internet dhe telefon.Trupat amerikane e morën trupin e tij. Rojet e Bin Laden hapën zjarr nga çatia e shtëpisë së rrethuar me mure të larta dhe një nga katër helikopterët e përdorur nga forcat amerikane u rrëzua. Gjatë operacionit që zgjati 40 minuta, Bin Laden u qëllua në kokë ndërsa po evitonte kapjen gjallë të tij. Tre persona të tjerë u vranë, mes tyre një grua, që mendohej se po përdorej si mburojë njerëzore. Edhe një nga 11 djemtë e Osamës është mes të vdekurve. Asnjë amerikan nuk u plagos, por ata patën një problem. Helikopteri ishte dëmtuar, ndaj ata i vunë flakën. Trupat speciale u detyruan ta mbanin në duar trupin e Bin Laden.

Ishte një fund poshtërues për Bin Ladenin në një nga ndjekjet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Ai u trajtua sipas riteve myslimane. Më pas burimet thanë se trupi i tij u varros në det.

Detajet e operacionit dhe se si u zbulua vendndodhja e Osamës

- Qysh në muajin gusht të 2010-ës amerikanët kishin informacion se ku ndodhej Bin Laden. Nuk ndërhynë se deshën të ishin 100% të sigurtë se ishte ai.

- Ai jetonte prej vitesh në një qytetet shumë të bukur (disa kilometra në veri të kryeqytetit pakistanez ), qyteti ka universitetin e tij, atje jetojnë njerëz shumë të pasur.

- Ai jetonte në një vilë shumë të bukur të rrethuar me mure shumë të larte. Shtëpia mund të shihej se çfarë kishte brenda mureve, vetëm me satelit.

- Amerikanët ranë në gjurmë të vendndodhjes prej dy korrierëve që përdorte Bin Laden.

- Një i burgosur pakistanez në Guantanamo ka njoftuar amerikanët para vitit 2007 se një person me emrin (emri me të cilin ai njihej ëe organizatën Alkaida) është një person shumë i besuar i Bin Ladenit.

- Amerikanet në vitin 2007 arritën që të gjejnë emrin e vërtetë të këtij personi dhe e përgjuan.

- Vunë re se ai se bashku me një person tjetër shkonin në një shtëpi shumë të madhe me mure shumë të lartë e cila ndodhej rreth 100 km larg kryeqytetit.

- Amerikanëve iu bëri përshtypje që një shtëpi kaq e madhe, e bukur dhe moderne nuk kishte telefon, celularë dhe lidhje interneti.

- Sulmi i shtëpisë u bë me dijeninë e qeverisë pakistaneze, dhe ky ishte një problem i madh politik për Amerikën sepse në Pakistan në këto momente ka një fryme të fuqishme anti-amerikane.

- Shtëpia u sulmua nga katër helikopterë të forcave speciale të Pati një shkëmbim zjarri në të cilin u vra Bin Laden (i qëlluar në kokë), një grua dhe një person tjetër u vranë. Në shtëpi kishte edhe fëmijë, të cilëve nuk iu ndodhi gjë.

- Për 40 minuta u zhvillua një beteje ku edhe vetë Bin Laden morri pjesë.

- Në vendin e ngjarjes u identifikua se ishte me të vërtete Bin Laden, sepse amerikanet kishin me vete material të ADN-së të pjesëtarëve të afërm të familjes së Bin Laden.

Kush ishte Bin Laden, i quajtur princi fantazmë dhe sheiku i terrorit

Mund ta kishte jetuar jetën si princi i një familje miliardere, por vdiq si terroristi më i kërkuar në botë. Ndoshta ishte koincidencë, ose ndoshta pjesë e pandryshuar e karakterit, por trajektorja e jetës së Osama bin Muhammad bin Aëad bin Laden do të qëndrojë në histori si rast tragjik i fatit. Osama në arabisht do të thotë “Luan i ri”.Djalë i një familjeje të pasur saudite, Osama bin Laden punoi për një të ardhme si financier islamist dhe luftëtar antisovjetik në Afganistan, para se të radikalizohej për t'u bërë frymëzuesi i një xhihadi botëror anti-perëndimor.Asgjë nuk e favorizonte fëmijën e 12-të të manjatit të ndërtimeve Mohammed bin Laden, imigrant në Jemen, i bërë tepër i pasur, të shndërrohej në një revolucionar dhe njeriu më i kërkuar në botë, i urryer nga disa dhe i adhuruar e i respektuar nga disa të tjerë.I lindur në Riad në vitin 1957 (data e saktë nuk konfirmohet), Osama bin Laden studion për inxhinier xhenio dhe tregti në universitetin prestigjioz King Abdul Aziz të Xhedahut, gjatë të cilit ai lidhet që në vitin 1973 me grupe islamike.Miqtë e tij të asaj kohe përshkruajnë një të ri të devotshëm, të rezervuar, tepër i përkushtuar ndaj studimit të teksteve kryesore të wahabizmit, variant i ashpër i islamit sunit në fuqi në vendin e tij. Bin Laden u shkollua në qytetin portual saudit, Jedda. Familja e tij i mundësoi edukimin më të mrië të mundshëm në shkollat elitare.

Në mes te vitit 1970, Bin Laden u martua me kushërirën e tij të parë, një traditë normale tek myslimanët për disa vende, një grua nga Siria, dhe që kishte lidhje fisnore nga nëna e tij. Më pas u martua edhe me tre gra të tjera, siç lejon ligji islamik. Raportimet mediatike informojnë se ai ka nga 12 deri në 24 fëmijë, shkruan BBC. Osama studioi në universtietin King Abd Al Aziz, ku u diplomua për inxhinieri civile, administrim biznesi, ekonomi dhe administrim publik. Ai mbahet mend për entuziazmin e tij në debatet religjioze dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.Rrugëtimi i tij merr formë duke integruar grupin familjar dhe shumëfishuar filialet e tij. Por, pas pushtimit të Afganistanit nga trupat e Moskës në vitin 1979, ai u përgjigjet thirrjeve të xhihadit, ekstremisht popullor në Arabinë Saudite dhe në të gjitha vendet e Gjirit Persik në atë kohë.Me bekimin e autoriteteve saudite, ai merr përsipër të organizojë mbështetjen logjistike për muxhahidinët afganë. Ai përshkon gadishullin arabik për të mbledhur fonde dhe vendoset në Peshauar, bazë në Pakistan e gueriljes antisovjetike, ku takon atë që do të bëhet mentori i tij, palestinezi Abdullah Azzam, një nga organizatorët kryesorë të rezistencës antisovjetike.

Vullnetarët, shumica arabë, dynden. Bin Ladeni i pret, i inkuadron dhe përpunon për këtë një bazë të dhënash që do të transformohen me kalimin e viteve në një organizatë "al-Kaeda" ("baza"). Ai lufton kundër sovjetikëve (edhe pse shumë rrallë me armë në duar) me ndihmën indirekte të CIA-s, që përcjell ndihmat financiare me ndërmjetësimin e shërbimeve sekrete pakistaneze. Pas dështimit sovjetik, në vitin 1989, ai kthehet si hero në vendin e tij, ku shton konferencat në xhami dhe shkolla lidhur me sukseset e xhihadit.Pas sulmit të Kuvajtit nga ushtria irakiane, ai i propozon mbretit Fahd dëbimin e pushtuesve nga gadishulli me ndihmën e legjionit të tij islamik i përbërë nga ish-luftëtarë në Afganistan. Sovrani saudit refuzon: Më pas Osama bin Ladeni ndihet i tradhtuar, duke vlerësuar se toka e shenjtë e vendit të tij ishte ndotur nga prania e mijëra ushtarëve amerikanë.Në vitin 1992, Riad, i shqetësuar për kritikat e tij dhe nga mbështetja e tij për opozitën i heq pasaportën. Ai vendoset në Sudan, me bekimin e autoriteteve vendase.Shërbimet sekrete amerikane dyshojnë se ai financon kampe stërvitore terroriste. Kombësia e tij saudite iu hoq në vitin 1994, pas publikimit të disa "fatëas" me kritika kundër SHBA-së dhe familjes mbretërore saudite.Në vitin 1996, Sudani, përballë presioneve ndërkombëtare, i kërkon largimin. Ai rishfaqet me njerëz të tjerë të armatosur dhe me bagazhe në Afganistan, nga ku bën sërish thirrje antiamerikane, gjithnjë e më radikale, pak pas marrjes së pushtetit në Kabul nga talebanët.

Bin Ladeni ngre kampe për stërvitjen e terroristëve duke tërhequr mijëra persona nga bota myslimane dhe planifikon një sërë sulmesh të përgjakshme që e bëjnë atë armikun numër 1 në SHBA.

Atentatet e tij më spektakolare, para atyre të 11 shtatorit 2001, u regjistruan në gusht 1998, kur disa autobomba shpërthyen njëkohësisht në ambasadat amerikane në Tanzani dhe në Kenia (224 të vdekur).Pas sulmeve të 11 shtatorit, SHBA-ja ndërmori një operacion të gjerë për kapjen e shefit të al-Kaedas, ndërsa fillimisht ofroi 25 milionë dollarë më pas 50 për çdo informacion për kapjen e tij.

Bin Ladeni, që në fund të vitit 2001 i shpëtoi ndërhyrjes së trupave amerikane në Afganistan, ishte lokalizuar për herë të fundit nga dëshmitarët në Kandahar, në jug të Afganistanit.Shërbimet sekrete rajonale apo perëndimore kishin vlerësuar për një kohë të gjatë se ai fshihej në zonat në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, por specialistët shpreheshin jo publikisht se nuk kishin asnjë pistë serioze në këtë drejtim.

ATENTATET ATRIBUUAR BIN LADEN

Më poshtë vijon një përmbledhje e atentateve kryesore atribuuar rrjetit terrorist al-Kaeda dhe shefit të saj, Osama bin Laden, i deklaruar i vrarë dje nga një komando amerikane:

1993: 26 shkurt: SHBA - atentat me eksploziv në Qendrën Botërore të Tregtisë (World Trade Center). Gjashtë të vdekur.

1995: - 13 nëntor: ARABIA SAUDITE - një autobombë shpërthen në Riad. Vdesin pesë ushtarë amerikanë dhe dy indianë.

1996: - 25 qershor: ARABIA SAUDITE - një kamion me dy tonë eksploziv shkatërron bazën amerikane në Khobar, 19 të vdekur, të gjithë amerikanë, dhe 386 të plagosur.

1998: - 7 gusht: KENIA/TANZANI - dy autobomba shpërthejnë në mënyrë simultane në ambasadën amerikane në Najrobi (Kenia) dhe Dar es Salam (Tanzani), 224 të vdekur, 12 amerikanë dhe mijëra të plagosur.

2000: - 12 tetor: JEMEN - 17 marinsa amerikanë vdesin në portin e Adenit pas atentatit kundër destrojerit amerikan ''USS Cole''.

2001:- 11 shtator: SHBA - Katër avionë linje me 266 persona në bord përdoren si armë kundër World Trade Center në Nju Jork, Pentagon dhe Uashington. Avioni i katërt rrëzohet në Pensilvani. Bëhet fjalë për 3 000 të vdekur dhe të zhdukur.

2002:- 11 prill: TUNIZI - 21 të vdekur pas atentateve në sinagogat e Ghribas në Djerba. - 12 tetor: INDONEZI - 202 të vdekur, shumë turistë të huaj pas një atentati në një diskotekë në Bali.

2003: - 12 maj: ARABIA SAUDITE - 35 të vdekur, nëntë amerikanë, pas një atentati të trefishtë ndaj një kompleksi rezidencial në Riad.
- 16 maj: MAROK - 45 të vdekur pas pesë atentateve.
- 15 dhe 20 nëntor: TURQI - 63 të vdekur pas katër atentateve kamikaze kundër dy sinagogave, konsullatës britanike dhe bankës britanike, HSBC në Stamboll.

2004: - 2 mars: IRAK - më shumë se 180 të vdekur pas një sërë atentatesh në Bagdad dhe Kerbala.
- 11 mars: SPANJË - 191 të vdekur dhe 2 000 të plagosur pas një serie atentatesh kundër trenave në Madrid dhe periferi.

2005:- 7 korrik: LONDËR - 56 të vdekur pas katër atentateve kamikaze në metronë dhe në një autobus.
- 23 korrik: EGJIPT - 68 të vdekur në Sharm el-Sheikh.
- 9 nëntor: JORDANI - 60 të vdekur pas tre atentateve kundër hoteleve në Aman.

2006:- 24 prill: EGJIPT - 20 të vdekur dhe 90 të plagosur pas tre atentateve në Dahab.

2007:- 14 gusht: IRAK - më shumë se 400 të vdekur pas katr atentateve kundër një sekti fetar kurd në Ninive.
- 11 dhjetor: ALGJERI - 41 të vdekur pas atentatit kamikaz në Algjer.

2008: - 20 shtator: PAKISTAN: 60 të vdekur pas atentatit kamikaz kundër hotelit “Marriott” në Islamabad.

2010: - 24 nëntor: JEMEN - 23 të vdekur pas një atentati kamikaz kundër një procesioni fetar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama