Në vijim të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, CIA filloi një program sekret ndalimi, brenda të cilit, të dyshuar si terroristë mbaheshin në burgje të CIA-s, të njohura si “vendndodhje të zeza” jashtë Shteteve të Bashkuara. Në këto burgje sekrete, të dyshuarit u nënshtroheshin “teknikave të zgjeruara të marrjes në pyetje”, të cilat përfshinin torturën dhe abuzime të tjera. Në të njëjtën kohë, CIA mori autoritet të madh për t’u përfshirë në “dorëzime të jashtëzakonshme”, të cilat kanë të bëjnë me transferimin pa proces ligjor të të ndaluarve nga “kujdestaria” e qeverive të huaja për qëllime burgosjeje dhe marrjesh në pyetje.
Këto programe u kryen jashtë SHBA me fshehtësi të madhe, të ndërtuara për t’i kryer të gjitha procedurat e nevojshme jashtë qasjes së ligjit. Këto veprime të jashtëligjshme përfshinë kontinentet e Afrikës, Azisë, Australisë, Europës dhe Amerikës së Veriut, duke përfshirë nga qeveritë diktatoriale si ato të rrëzuara nga Pranvera Arabe, tek vende anëtare të Bashkimit Europian, të cilat trumbetojnë fort liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, apo shtete hibride si Shqipëria, e cila citohet specifikisht në raport.
Programet përfshinin rrëmbimin dhe zhdukjen e të ndaluarve, transferimet e tyre ekstra-ligjore përmes fluturimeve sekrete në vendndodhje të fshehta, të pasuara nga burgosja e pakomunikuar, marrja në pyetje, torturat dhe abuzimet e tjera. Me pak fjalë, administrata Bush përqafoi “anën e errët”, një paradigmë e re për të luftuar terrorizmin në shpërfillje të ligjeve shtetërore dhe ndërkombëtare.
Sot, pas më shumë se një dekadë nga 11 Shtatori, nuk ka dyshim se zyrtarë të lartë të kësaj administrate mbajnë përgjegjësi për autorizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa paprekshmëria e tyre ligjore mbetet një çështje shumë shqetësuese.
Por, këto operacione nuk mund të ishin realizuar pa bashkëpunimin e qeverive të huaja. Këto qeveri duhen bërë gjithashtu, përgjegjëse. Deri më sot, shkalla dhe shtrirja e plotë e këtyre abuzimeve të rënda - si dhe numri i viktimave – mbeten të panjohura për shkak të fshehtësisë ekstreme të mbajtur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga qeveritë partnere.
Qeveria e SHBA ka refuzuar të pohojë qartë përfshirjen e saj në ndonjë rast specifik dorëzimi të jashtëzakonshëm, apo të tregojë vendndodhjet e burgjeve të sekrete të CIA-s jashtë vendit. Ndërsa Presidenti Bush pranoi se CIA kishte ndaluar rreth 100 të burgosur në fshehtësi, qeveria e SHBA ka identifikuar vetëm 16 “të burgosur të rëndësishëm” që ishin mbajtur të ndaluar në fshehtësi para se të burgoseshin në Gjirin e Guantanamo.
SHBA, gjithashtu, ka refuzuar të dëftojë qeveritë e huaja që morën pjesë në ndalimet e fshehta apo në dorëzimet e jashtëzakonshme, dhe shumë pak prej këtyre qeverive kanë pranuar rolin që kanë luajtur në këtë histori.
Bazuar në burime të besueshme publike nga organizata të respektuara të të drejtave të njeriut, ky raport përfaqëson katalogun më të plotë të trajtimit të 136 individëve të tillë, por numri total do të mbetet i panjohur derisa SHBA dhe partnerët e saj – 54 qeveri të përfshira – ta bëjnë këtë informacion të ditur publikisht.
Këto qeveri, mes të cilave edhe Shqipëria, kanë marrë pjesë në këto operacione në mënyra të ndryshme, duke përfshirë lejimin e burgjeve të CIA-s në vendet e tyre, ndalimin, marrjen në pyetje, torturimin dhe abuzimin e individëve; asistimin në kapjen dhe transportimin e tyre; përdorimin e hapësirës dhe mjeteve ajrore kombëtare për fluturime sekrete; dhënien e informacionit për ndalimin sekret dhe dorëzimin e jashtëzakonshëm të individëve që mbaheshin në kujdestari.
Në këtë mënyrë, këto qeveri jo vetëm që dështuan të mbronin të drejtat ligjore të të ndaluarve, por edhe morën pjesë aktivisht në nëpërkëmbjen e tyre deri në masa ekstreme, sipas rasteve përkatëse.
Tortura, është jo vetëm e paligjshme dhe imorale, por joefikase në marrjen e informacionit të besueshëm. Në fakt, shumë hetues amerikanë kanë konfirmuar se tortura nuk garanton informata të sigurta, dhe se metodat e tjera të ligjshme janë shumë më efikase.
Një shembull me pasoja katastrofike është ai i Ibn al-Sheikh al-Libi, i cili pasi iu nënshtrua dorëzimit të jashtëzakonshëm drejt Egjiptit në 2002, nën torturën e zyrtarëve egjiptianë, sajoi informacion se Iraku po stërviste luftëtarët e Al Kaedës për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike. Në 2003, Sekretari i Shtetit Colin Powell u mbështet mbi këto fabrikime në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, çka i hapi derën luftës kundër Irakut.
Kapitulli shqiptar i raportit
Shqipëria ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore dhe bazat ushtarake për fluturimin e dorëzimit të CIA-s, që transportoi Khaled El-Masri nga Afganistani në Shqipëri.
Autoritetet shqiptare e arrestuan El-Masrin pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe etransferuan atë në një fluturim me destinacion Gjermaninë...
...Një raport i vitit 2007 i Këshillit të Evropës, konfirmon se El-Masri "u dërgua jashtë Kabulit më 28 maj 2004, në bordin e një avioni çarter CIA-Gulfstream, me numër N982RK, në një bazë ajrore ushtarake në Shqipëri të quajtur aerodromi i Bezat-Kuçovës". Pas mbërritjes, ai është marrë në makinë për disa orë dhe pastaj është lënë jashtë, pasi i është kërkuar të mos shohë mbrapa. Shpejt pas kësaj, autoritetet shqiptare e çuan atë në aeroportin Nënë Terezës pranë Tiranës, ku ai u shoqërua përmes zyrave të doganës dhe imigracionit dhe u nis me një fluturim normal drejt Frankfurtit.
Qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë hetim zyrtar për rolin e saj në operacionet sekrete të burgimit dhe dorëzimet e jashtëzakonshme të CIA-s. Ajo ka mohuar çdo
përfshirje në dorëzimin e jashtëzakonshëm të El-Masri-së, edhe pse autoritetet shqiptarevulosën pasaportën e tij në momentin e daljes nga Shqipëria.
PJESËMARRJA E QEVERIVE TË HUAJA NE BURGIMET DHE DORËZIMET E JASHTËZAKONSHME TË CIA-s
Autoritetet shqiptare gjithashtu refuzuan t'i përgjigjen pyetjeve, ose të japin shpjegime, në lidhje me rrethanat e hyrjes dhe të qëndrimit të El-Masri-t në Shqipëri.
Në fillim të vitit 2009, Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve(CDDI), me seli në Shqipëri, paraqiti kërkesën për informacion pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në paraburgimin, marrjen në pyetje dhe dorëzimin e jashtëzakonshëm të
El-Masri-t.
Të dyja ministritë i refuzuan kërkesat - qeveria argumentoi se nuk mund të japë detaje mbi sferën private, duke pohuar edhe se informacioni ishte i klasifikuar, sepse në ngjarje përfshihej një aeroport ushtarak.
Në vitin 2008, CDDI paraqiti një tjetër kërkesë ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar sqarime në lidhje me refuzimin e saj për të t'iu përgjigjur pyetjeve të CDDI së.
Ministria e Brendshme konfirmoi vetëm se El-Masri u largua nga Shqipëria me një fluturim komercial, më 29 maj 2004. Në shtator dhe nëntor 2011, shoqata “Access Info and Reprieve” paraqiti kërkesë për informacion, në lidhje me rastin El-Masri, ndaj Drejtorit të Aviacionit Civil, por nuk mori asnjë përgjigje.
Në qershor të vitit 2012, Komiteti kundër Torturës publikoi “Vërejtjet përmbyllëse për Shqipërinë”, pas shqyrtimit të raportit të dytë periodik të vendit.
Komiteti “vërejti me shqetësim se asnjë hetim kuptimplotë qeveritar nuk është ndërmarrë, për akuzat e paraburgimit sekret, të kryer në territorin e i shtetit palë, në kuadër të bashkëpunimit të tij në luftën kundër terrorizmit".
Komisioni vuri në dukje më tej dhe shprehu shqetësimin e tij, në lidhje me, "mungesën e informacionit nga shteti palë, në lidhje me masat e veçanta që ai ka marrë për të zbatuar
rekomandimet e studimit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara mbi praktikat botërore në lidhje me paraburgimin e fshehtë, në kontekstin e luftën kundër terrorizmit.