Një raport i ri në SHBA ka treguar se në dekadat e ardhshme, mungesa e ujit nga thatësira mund të nxisë konflikte mes shteteve, ose varfëria e kombinuar me udhëheqje të dobët mund të çojë në dështimin e shteteve. Sipas raportit të bazuar në dokumente të shërbimeve sekrete amerikane, ka të ngjarë që pas 10 vjetësh uji të përdoret si armë ose si objektiv i ardhshëm terrorist. Në Uashington, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se këto kërcënime janë reale dhe përbëjnë shqetësime serioze për sigurinë. Ajo paraqiti një program të ri amerikan për menaxhimin e shpërndarjes së ujit me shtetet e tjera. Raporti nuk identifikon se cilat shtete janë të rrezikuara, por fokusohet në lumenjtë specifikë dhe limanet, si Tigri dhe Eufrati në Irak dhe Amu Daria në Azinë Qendrore