Raporti i Freedom House Media ne Shqiperi pjeserisht e lire

Raporti i Freedom House: Media në Shqipëri pjesërisht e lirë

Liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar gjatë vitit 2015. Ky është përfundimi i raportit të Freedom House për Lirinë e Medias.

Sipas raportit, media në Shqipëri vlerësohet si pjesërisht e lirë, prej vitesh tashmë, por në krahasim me vitin 2014, ka rënë me 8 pozicione.

Raporti vëzhgon situatën politike dhe ekonomike të vendit, ndikimin e qeverisë, bizneseve apo grupeve kriminale në media dhe mbulim e ngjarjeve nga kjo e fundit.

Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, media shqiptare vazhdon të ndikohet nga politika apo biznesi privat. Një alternativë më e pavarur dhe më e lirë po ofrohet nga disa media dhe blogje online, të cilët kohët e fundit po përhapen gjithnjë e më shumë.

Liria e medias shqiptare vlerësohet në total me 51 pikë -në një sistem vlerësimi 0 deri në 100, ku 0 tregon lirinë e plotë, ndërsa 100 mungesën totale të lirisë.

Shqipëria renditet në vend të 106 nga 195 shtete të vëzhguara. Ndërsa në rajon, lë pas vetëm Maqedoninë, e cila prej më shumë se nje viti është përfshirë nga skandale të shumta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama