Raporti i OKB policet me te korruptuarit ne Shqiperi

Raporti i OKB, policet, me te korruptuarit ne Shqiperi

Një vrojtim i Zyrës së OKB-së për Krimin dhe Drogën UNODC dhe Institutit të Statistikave mbi Ndikimin e Ryshfetit dhe Krimit në Ndërmarrjet Private zbuloi se 15.7 për qind e bizneseve kanë paguar së paku një ryshfet përgjatë 12 muajve të fundit dhe se masa e mesatare e ryshfetit qe 53 mijë lekë të rinj.

Bizneset paguan mesatarisht 4.6 ryshfete secila për zyrtarët publikë përgjatë 12 muajve të fundit.

Jo të gjitha kategoritë e bizneseve janë njësoj të prekura nga kjo praktikë. Hoteleria dhe shërbimet ushqimore (restorante etj) janë më të goditurat, këtu 20.3 për qind e bizneseve paguan ryshfet, pasuar nga sektori i transportit dhe magazinimit (përgjithësisht taksistë, furgonë e autobuzë), nga të cilët 20.1 për qind paguan një gjobë. Rreth 18.7 për qind e të gjitha kompanive që veprojnë në sektorin e ndërtimit paguan gjoba ndërsa sektori i manifakturës, elektricitetit, gazit dhe furnizimit me ujë qe më pak i prekur, me 14.1 për qind të kompanive që paguajnë. E njëjta gjë ndodh edhe me shitjet me shumicë dhe pakicë, ku 14 për qind e bizneseve kanë paguat ryshfet.

Në Shqipëri, 35.7 për qind e ryshfeteve paguhen me para të thata dhe gjoba mesatare qe 53 mijë lekë, thotë studimi.

Policët janë zyrtarët ku paguhen më shumë gjoba në Shqipëri. Atyre u shkon 12.5 për qind e të gjitha gjobave të paguara, pasuar nga punonjësit e doganave me 12.3 për qind apo atyre të tatimeve, 10.7 për qind. Punonjësit e bashkive apo komunave përfitojnë 10.2 për qind të gjobave.

Arsyet kryesore të pagesës së ryshfeteve janë: përshpejtimi i procedurave, 39.1 për qind, marrja e dokumenteve finale apo përfundimi i procedurave, 16.8 për qind dhe marrja e një trajtimi më të mirë, 7.2 për qind. Rreth 13.5 për qind të gjobave nuk kishin qëllim të drejtpërdrejtë.

Studimi është financuar nga Bashkimi Europian dhe në të janë intervistuar 2 mijë biznese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama