Raporti i papunesise ulje vetem me 0.02

Raporti i papunesise, ulje vetem me 0.02%
Ulja e shkallës së papunësisë në 3-mujorin e dytë të vitit zbriti nga 13.32% në 13.30%. Numri i të punësuarve u ul me 30 persona  Në Shqipëri papunësia rezulton të jetë ulur gjatë këtij viti. Kjo sipas një raporti më të fundit të INSTAT-it, sipas të cilit, ka një ulje të shkallës së papunësisë, që ka zbritur nga 13.32% në 13.30% që ishte në tremujorin e mëparshëm. E megjithatë duket se ulja e normës së papunësisë mund të ketë ardhur për shkak të rënies së numrit të të papunëve të regjistruar dhe të forcës së aftë për punë, që sipas INSTAT, ka rënë me rreth 300 vetë.

I vetmi shpjegim i mundshëm për shifrat që jep INSTAT është se 300 të papunë të regjistruar gjatë këtij 3-mujori kanë dalë nga kontigjenti i forcës aktive të punës. Nga ana tjetër, sipas raportit të INSTAT, për 3-mujorin e dytë të vitit 2012, numri i personave të punësu- ar është ulur me 30 persona. Kështu në 3-mujorin e parë të këtij viti kanë qenë të punësuar 933 mijë e 293 persona, ndërkohë që aktualisht regjistrohen si të punësuar 933 mijë e 263 shqiptarë. Gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2012 forca e punës është 1,076,391 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.30%.

Por ndërkohë, që numri i të papunëve ka rënë, numri i individëve që përfitojnë pagesë papunësie, sipas INSTAT është rritur me rreth 1 mijë vetë dhe ka arritur në 10,500. INSTAT bëri të ditur se i gjithë ndryshimi në balancën e punësimit gjatë 3-mujorit u shkaktua nga sektori privat jo-bujqësor, që në harkun e tre muajve regjistroi 30 punëtorë më shumë. Numri i të punësuarve në sektorin publik dhe në sektorin privat bujqësor nuk pësoi asnjë ndryshim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama