Rashica Dua te luaj ne Rusi 2018 ceshtja eshte me cilen fanelle

Rashica: Dua të luaj në Rusi 2018, çështja është me cilën fanellë

Mospërfshirja në listën e kombëtares për udhëtimin drejt Francës duket se ka vënë në dyshim të madh qëndrimin e Milot Rashicës te kombëtarja shqiptare dhe këtë e ka pranuar edhe vetë mesfushori në një intervistë për "Voetbal International".

Milot-Rashica-658x411

"Është me të vërtetë një zgjedhje e vështirë. Di vetëm që dua të jem në Botërorin në Rusi, por se kë shtet do përfaqësoj, është ende një pikëpyetje për mua", u shpreh mesfushori, i cili ishte pjesë e listës fillestare prej 27 lojtarësh te De Biazit.

Megjithatë, Rashica ka lënë të kuptohet se si shqiptar, ai ka dhënë maksimumin për fanellën kuqezi, ashtu siç kanë bërë edhe lojtarët e tjerë kosovarë që e veshin atë. "Duhet ta kuptoni që nuk jemi një shtet. Por Shqipëria dhe Kosova janë një. Shumë njerëz ëndërrojnë që ne të jemi një shtet një ditë. Në ekipin kombëtar të gjithë luajnë me zemër. Nuk është se na kanë sjellë në ekip për ta ndihmuar. Shqipëria është në gjakun tonë dhe të të gjithë njerëzve.

Kur u kualifikuam, të gjithë në Shqipëri dolën në rrugë. Ky ishte një moment për të mos u harruar në historinë e vendit. Por jo vetëm atje. Në Kosovë, njerëzit po qanin në krahët e njëri-tjetrit. Nga krenaria. Edhe ata do të përfaqësohen në Kampionatin Europian".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama