Milot Rashica nuk e ka ende të qartë se ku do të vijojë karriera e tij në sezonin e ardhshëm.
Talenti i Kombëtares shqiptare është i përqendruar te Viteshe në kampionatin holandez. Ajaks, PSV, Gallatasaraji, Napoli, Lacio, Everton, Totenhem dhe Çelsi janë përfolur se interesohen për të, por vetë mesfushori nuk di asgjë.
"Është më se normale që ndihem mirë për interesimin nga klubet e tjera. Por, për momentin, jam i përqendruar vetëm te Viteshe, nuk mendoj për asgjë tjetër. Synoj ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Më pas, kur të përfundojë sezoni do ta diskutojmë, edhe pse për momentin jam shumë i lumtur te Viteshe. Me mua nuk ka biseduar askush. Nuk e di ndoshta kanë folur me klubin ose menaxherin, megjithatë për momentin nuk jam i interesuar", ka thënë dje Rashica për "Supersport".