Mesfushori i kombëtares shqiptare, Milot Rashica, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen përgatitore të Viteses kundër Rubin Kazan.
Futbollisti 20 vjeçar, titullar i padiskutueshëm në radhët e skuadrës së tij, shënoi golin e dytë për ekipin holandez, në takimin që Vitese fitoi me shifrat 2-1.
Rashica mendohej se do të ndryshonte skuadër gjatë verës, pasi kishte shumë klube që ishin vënë në ndjekje të tij. Por futbollisti me sa duket dëshiron që të qëndrojë edhe një vit te klubi ku u bë i njohur, para se të kalojë në një skuadër apo kampionat më të fortë.