Cifti nuk e ka menduar dy here. Pasi ka zbrazur llogarine rrjedhese eshte arratisur, ndersa per kapjen e tyre eshte vene ne ndjekje edhe Interpoli. Bashkeshortet kishin shkuar te terhiqnin overdraft 10 mije dollare neozelandeze, por ne llogarine e tyre gjeten 5 milione dollare. Menaxhuesit e nje pike furnizimi ne Rotorua tani dyshohet se jane larguar nga vendi. Depozita eshte kryer nga Australian Bank Westpac, qe ka rreth 10 milione kliente. Nje pjese e parave eshte kthyer mbrapsht, ka njoftuar policia, por nuk dihet saktesisht se sa.