Rasti Balili si deshmi e renies se shtetit dhe falimentimit te institucioneve publike

Rasti Balili si dëshmi e rënies së shtetit dhe falimentimit të institucioneve publike

Çështja e arratisjes së Klemend Balilit, akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, është prej ditësh çështja më e debatuar në publik. Por fatkeqësisht debati po kanalizohet më së shumti vetëm tek lidhjet politike të tij--nëse ai ishte njeri i Kryeministrit Rama apo kryeparlamentarit Meta.

Por, përveçse një tjetër tregues i lidhjes së ngushtë të krimit me politikën, rasti Balili dëshmon një gjë edhe më të rëndë: dështimin total të shtetit--falimentimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese në të gjitha nivelet e pushtetit.

Aktiviteti i biznesit dhe pasuritë e pajustifikuara të Zotit Balili duhet të kishte ngjallur dyshime dhe duhet të ishin bërë objekt i ndërhyrjes së dhjetra institucioneve shtetërore, në nivelin lokal dhe qëndror. Por asnjë institucion nuk ka vepruar, duke dështuar në përmbushjen e misionit të tyre dhe mbrojtjes së interesit publik.

Më poshtë po rendisim disa nga këto institucione dhe funksionarë shtetërore që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar, mbrojtur apo mbështetur direkt apo indirekt aktivitetin kriminal të Klemend Balilit.

Të gjitha institucionet e mësipërme duhet të analizojnë dhe nxjerrin përgjegjësitë për dështimin e tyre. Drejtuesit lokalë të policisë, prokurorisë, tatimeve, inspektoriatit ndërtimor, si dhe personat përgjegjës në Ministrinë e Transportit, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen.

Kryeparlamentari Meta, Ministrat Haxhinasto dhe Ahmetaj dhe ish-deputeti Kokëdhima minimalisht duhet të kërkojnë ndjesë publike për "miqësinë" apo "nderimin" që i kanë bërë një krimineli. Nëse ata kanë qenë në dijeni të aktivitetit të tij kriminal, sikurse ka gjasa, ata duhet të japin dorëheqjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama