Çështja e arratisjes së Klement Balilit, akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, është prej ditësh çështja më e debatuar në publik. Por fatkeqësisht debati po kanalizohet më së shumti vetëm tek lidhjet politike të tij--nëse ai ishte njeri i Kryeministrit Rama apo kryeparlamentarit Meta.
Por, përveçse një tjetër tregues i lidhjes së ngushtë të krimit me politikën, rasti Balili dëshmon një gjë edhe më të rëndë: dështimin total të shtetit, falimentimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese në të gjitha nivelet.
Aktiviteti i biznesit dhe pasuritë e pajustifikuara të Zotit Kelmendi duhet të kishte ngjallur dyshime dhe duhet të ishin bërë objekt i ndërhyrjes së dhjetra institucioneve shtetërore, në nivelin lokal dhe qëndror.
Më poshtë ne po rendsim disa nga këto institucione dhe funksionarë shtetërore që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar dhe madje mbrojtur aktivitetin kriminal të Klement Balilit.