- Nga komisioni parlamentar i Ligjeve -
TIRANË, 4 Nëntor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve ratifikoi të mërkurën protokollin nr.15 të Konventës Europiane "për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore", që synon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shteteve anëtare të Këshillit të Europës në këtë fushë.
Protokolli gjithashtu shërben dhe për mbështetjen nga ana e autoriteteve shqiptare të Konventës europiane të të drejtave të njeriut, si dhe për lehtësimin e mundësisë së qytetarëve në ushtrimin e të drejtave dhe interesave të tyre në mënyrë sa më efikase.
Relatorja e projektit, deputetja Anila Agalliu tha se ratifikimi i kësaj Konvente, që bëhet në kuadër të përmirësimit të legjislacionit shqiptar në këtë fushë, do t'i shërbejë qëllimeve të drejtësisë për gëzimin nga shtetasit të një mbrojtje më të mirë ligjore./a.s//m.m/