Menjëherë pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullanit dhe kryeinspektores së Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka reaguar Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe: “Duhej vetëm durim!! Gjerat kane ndryshuar njehere e pergjithmone ne ketë vend!! Përgjegjësia është e para!!”-shkroi Braçe. Reagim i dytë ishte ai i avokatit Spartak Ngjela i cili arrestimin e Guvernatorit Fullani dhe të Inspektores Golemi e cilësoi si një shenjë të qartë që tregon se Prokuroria po shkëputet nga krimi shtetëror. “Shenjë pozitive, tregohet sikur Prokuroria ka filluar të shkëputet nga krimi shtetëror. Shenja e parë që ka filluar të reflektoj.
Kjo është përshtypja e parë. Gjithçka pritet të dalë nëpërmjet hetimit. Kam përshtypjen se përderisa kemi një arrestim drastik të menjëhershëm atëherë për mendimin tim ka dyshime për më shumë. Mendimi im është jemi përballë një vjedhje shumë më të madhe nga ajo që është ekspozuar.”- u shpreh Ngjela në Neës 24. Ai shtoi se se ndryshe nga Prokuroria gjykatat nuk janë shkëputur nga krimi shtetëror. Ndërkohë ai këshilloi guvernatori të bashkëpunojë me drejtësinë. “Fullani të bëhet i penduar dhe të tregoj rrjetin. Nëse nuk ka gisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Të bashkëpunojë me drejtësinë.”- u shpreh avokati Ngjela.