Reagimi i Metes per vdekjen e Karelit Keqardhje per ngjarjen tragjike

Reagimi i Metes per vdekjen e Karelit: Keqardhje per ngjarjen tragjike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një prononcimi për median nga selia e partisë së tij ka shprehur keqardhje për vdekjen e të burgosurit shqiptar, i cili mbeti i vdekur nga dhuna dhe torturat çnjerëzore në burgun e Nigritës (Greqi).

 

“Shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike. Mbështes qëndrimin e ministrit të Drejtësisë Naço. Ka pasur komunikim mes autoriteteve të dy vendeve. Dua të vlerësoj dhe investigimin e medies greke duke ndihmuar edhe vetë drejtësinë greke që të mos vonojë të vërë para ligjit autorët e kësaj dhune”.

Po ashtu, Meta kërkon zbardhjen dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dhunës. Ndërkohë, që dënoi përpjekjet për të politizuar protestat e zhvilluara në kryeqytet.

“Vlerësoj dhe reagimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre policëve që përdorën dhunën ndaj protestuesve. Dua të dënoj edhe përpjekjet për të politizuar këtë protestë dhe për të nxjerrë përfitime politike prej saj”, tha sot kryetari i LSI-së në një prononcim për medien nga selia e partisë së tij”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama