Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një sqarim ku saktëson se nuk ka bërë asnjë deklaratë në drejtim të ish-presidentit, Rexhep Mediani. “Nuk i jam përgjigjur askujt, kur ta bëj do ua them! Në asnjë rresht të mendimin tim të shkruar e ndarë me ju në këtë profil dje, z. Meidani nuk përmendet dhe unë në asnjë rresht nuk kam thënë se "z. Meidani po i bën thirrje njerëzve të votojnë për PD-në që të rrëzojnë qeverinë”, shprehet Braçe.
Deputeti i Qarkut të Fierit nënvizon se shkrimi i tij ka pasur të bëjë me opozitën. Në fund Braçe u përgjigjet edhe atyre që mendojnë se me fitoren e mazhorancës në zgjedhjet lokale do të kemi “përqendrim pushtetesh”. “Për cilët pushtete e keni fjalën? Për drejtësinë-gjykatat, prokurorinë, shërbimet sekrete, për financat dhe institucionet rregullatorë të tyre, për kontrollin suprem të shtetit”, pyet Brace. “Keni pyetur ndonjëherë se kush i ka? Në fakt duhet të pyesni se për se një pjesë e tyre nuk funksionon.”