Reagon Kadeli Paloka kujdes me deklaratat une e kisha kontraten me Berishen

Reagon Kadeli: Paloka kujdes me deklaratat, une e kisha kontraten me Berishen

Një ditë pasi deklaroi largimin nga grupi parlamentar i PD-së për t'iu bashkuar LSI-së, deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli, deklaron se është kthyer në familjen e tij për të cilën ka kontribuar prej vitesh. Kadeli i është përgjigjur dhe kreut të grupit PD-së, Edi Paloka duke i thënë se kontratën e kishte me Sali Berishën dhe jo me atë, raporton “Shqiptarja.com”.

“I them Palokës të jetë i kujdesshëm me deklaratat e tij, por nuk i vë edhe shumë faj, pasi ditën e sotme ai është zgjuar me një deputet më pak. Ka qenë ai person që e ka shkatërruar PD-në e Lezhës, duke emëruar drejtues institucionesh në këmbim të parave. Ky ishte shkaku që PD humbi zgjedhjet e 23 qershorit. Kontrata ime ka qenë me ish- kryeministrin Sali Berisha i cili është një burrë i respektuar nga ana ime. Jam kthyer në gjenezën time për të cilën kam kontribuar prej vitesh”- tha Kadeli. Pas deklaratës së djeshme për të kaluar tek LSI-ja, Gjovalin Kadeli pritet të zyrtarizoëj sot qëndrimin e tij.

Ai dorëzon sot në Byronë e Kuvendit kërkesën për të kaluar në grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim duke u larguar kështu përfundimisht nga Partia Demokratike Reagimi ka ardhur dhe nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili është shprehur se deputeti Gjovalin Kadeli është i mirëpritur në LSI dhe se kalimi i tij tek kjo forcë është i natyrshëm pasi ai i përket së majtës Grupi parlamentar i LSI-së zgjerohet në 19 deputetë, ndërsa mazhoranca në total arrin në 85 deputetë. Opozita zbret në 55 deputetë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama