Reagon edhe PD! Ja polici i vrare ne Lazarat

Reagon edhe PD! Ja polici i vrare ne Lazarat

Ibrahim Basha është heroi më i ri i policisë shqiptare. Ai u qëllua për vdekje në Lazarat. 31-vjeçari nga Tirana ishte pjesë e repartit special, RENEA. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer ngushëllimet për Bashën, ndërsa ka pikëpyetje për aksionin e policisë.

Shumë komentues thonë nëse dikush do mbajë përgjegjësinë me dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë, pasi më parë ishte deklaruar se Lazarati është i pastër.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike.

“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër.

Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile.

Partia Demokratike u bën thirrje banoreve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale,” thuhet në deklaratën e PD.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama