UPDATE/ Mançester Siti dhe Reali i Madridit e mbyllën në barazim pa gola takimin e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Djemtë e Pelegrinit dominuan ndeshjen, por pa konkretizuar para portës.
Portieri i Sitit Muro Hart u bë protagonist kryesor në këtë ndeshje me ndërhyrjet e tij, duke shpëtuar skuadrën angleze nga goli i sigurt në transfertë.
Reali duhet se vuajti mungesën e Kristiano Ronaldos në sulm. Ky i fundit nuk mundi të rikuperohej nga dëmtimi dhe e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Vendasit kryesuan me mbajtjen e topit dhe rrezikuan në disa me aksione nga krahu i djathtë, por pa gjetur rregën e rrjetës.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.Realit e nisi me mungesën e të theksuar në sulm të CR7-ës dhe në vend të tij u aktivizua që nga minuta e parë Lukas Vaskues.
FORMACIONET ZYRTARE
Mançester Siti - Real Madrid 0 - 0
MANÇESTER SITI (4-2-3-1): Hart; Sagna, Kompany, Otamendi, Clichy; Fernando, Fernandinho; Navas, De Bruyne, Silva; Aguero.
Trajner: Pellegrini.
REAL MADRID (4-3-3): Navas; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benema, Lucas Vasquez.
Trajner: Zidane