Reality Record ne Rusi; 15 banore 5 vjet nen vezhgim
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Qellimi i vetem eshte qe mes meshkujve dhe femrave te krijohen lidhje dashurie. Dom-2, (Shtepia-2) eshte reality me i jashtezakonshem, qe ka strartuar nga 11 maji 2004 dhe vazhdon ende. Qindra telekamera vazhdojne te qendrojne te ndezura, pasi loja nuk ka perfunduar dhe me e cuditshmja eshte se pavaresisht se ka pese vite qe vijon, nuk jane shenuar renie te popullaritetit ne publik.
Show transmetohet nga kanali Tnt. Rreth 1800 episode qe e bejne ate reality-ne me te gjate ne planet. Popullariteti eshte shtuar edhe per prezantuesen Kseniya Sobchak. Parlamenti rus e ka akuzuar programin si nxites te degjenerimit moral, pasi jane transmetuar edhe skena te hapura erotike.
Per shkak se programi zgjat ende, konkurentet edhe mund te dalin nga shtepia per pak dhe te kthehen serish, por gjithnje nen vezhgim. Deri tani jane konsumuar pese martesa, disa fejesa dhe shume lidhje.