Banda gjermane "Reamonn" u bë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet këngës hit "Supergirl" dhe më pas do të vinin suksese si "Josefine", "Star", "Tonight" etj. E ftuara tjetër e mbrëmjes është këngëtarja italiane, Giusy Ferreri.
Në Shqipëri ajo do të dëgjohej për herë të parë pak muaj më parë me hitin "Non ti scordar mai di me", të kompozuar nga kantautori Tiziano Ferro. Më pas do të vinte "Novembre", kënga përfaqësuese e albumit të parë "Gaetana". Ferreri u bë e njohur në botën muzikore në vitin 2008, pas pjesëmarrjes së saj në konkursin e zërave italianë "X Factor", në të cilin u klasifikua e dyta.
Ndërsa e ftuara tjetër e mbrëmjes është kantautorja italo-australiane, Gabriella Cilmi. Ajo është e njohur me këngën "Sweet about me", të realizuar në prill 2008, në Australi. Cilmi është cilësuar si këngëtarja më e mirë për vitin 2008. Në repertorin e saj ka këngë si "Don\'t tell me", "Sorry", dhe një version femëror të këngës "Cry me a river", të këngëtarit Justin Timberlake.
Festivali sot është në natën e tij të dytë dhe të fundit. Mbrëmjen e djeshme kanë interpretuar këngëtarë dhe grupe shqiptare të muzikës rrok, si "Linda në botën e çudirave", "00 Genti", "Bojken Lako and the fish", "Chaos in order", "The st forest", "The rooms", "Gillespie" dhe "Troja".
Gazeta Shekulli