Recesioni te ben jobesnik

Recesioni te ben jobesnik
Burrat e stresuar nga siguria e punës së tyre dhe financat gjatë recesionit kishin më shumë gjasa të tradhtonin partneret e tyre, ka treguar një studim i ri. Kur burrat ndihen të kërcënuar, si në raste kërcënimi ekonomik, ata priren drejt mënyrës së mbijetesës, duke shkarkuar energjitë e tyre seksuale. Skuadra e studiuesve amerikanë nga Universiteti i Kansasit tha se kjo ndodh pasi meshkujt i përgjigjen më fort potencialit të rrezikut të një recesioni. Autori i studimit, prof. Omri Gillath, i cili e publikoi punën e tij në gazetën e psikologjisë sociale eksperimentale, tha: “Ne jemi biologjikisht të ndërtuar për të riprodhuar dhe ambienti na thotë ne se strategjia më e mirë për ta përdorur, është të sigurojmë se gjenet tona trashëgohen. Për shembull, nëse mendojnë se do të vdesin së shpejti, meshkujt i bien shkurt me strategjinë e çiftëzimit, duke dhënë farën e tyre si simbol i mbijetesës, por gratë nuk bëjnë të njëjtën gjë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama