Receta fallco ndjekje penaleper mjeket gjoba per farmacistet

Receta fallco, ndjekje penaleper mjeket, gjoba per farmacistet

Bluzat e bardha të cilat do të shkelin kontratat që kanë nënshkruar aktualisht me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor do të përballen me masa të rrepta deri në ndjekje penale.

 

Kështu është parashikuar nga instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor për mjekët, farmacistët të cilët nuk do të respektojnë kushtet e kontratës.

 

Për farmacistët është parashikuar që të dërgojë online brenda 48 orëve të dhënat lidhur me ekzekutimin e recetave me rimbursim; brenda 5 ditëve të dhënat hyrje-dalje të barnave të rimbursueshme dhe brenda 15 ditëve inventarin e gjendjes fizike të barnave të listës së rimbursimit.

 

Një pikë e re e parashikuar në kontratë lidhet me barnat e skaduara. Në rast se provohet se farmacia jep ose ka dhënë barna përtej afatit të tyre të vlefshmërisë, subjektit I zgjidhet kontrata për një periudhe kohore jo më pak se 1 vit. Nga ana tjetër, për Qendrat Shëndetësore këtë vito di të ketë një shtimin të kontrolleve por edhe rritjen e mundësisë për edukimin në vazhdim të personelit mjekësor. Për herë të parë, është parashikuar ndërprerje kontrate individuale e mjekut dhe dërgim për ndjekje penale,në rastet kur ai plotëson recetë me rimbursim fiktive, pra false dhe barnat me rimbursim nuk shkojnë në dobi të pacientit.

 

Sa i përket spitaleve kontratat parashikojnë penalitete të forta në rastet e mosdhënies së shërbimit për pacientët, ku gjoba shkon deri në 1 milion lekë. Gjithashtu, në rast të ofrimit të shërbimit jo në përputhje me standardet profesionale dhe etike të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhrat e Profesionistëve, spitali gjobitet me 500 mijë lek. këtë vit është parashikuar edhe ngritja e regjistrit online për të sëmurët me dializë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama