Red Bull te jep... infarkt

Red Bull të jep... infarkt
Red Bull, që është i pasur me kafeinë, është mjaft i popullarizuar te studentët, sportistët, personat që punojnë natën etj., pasi që mbulon lodhjen dhe aktivizon organizmin. Mirëpo në të njëjtën kohë kjo pije e bën gjakun të ngjizshëm që është parakusht për zhvillimin e problemeve kardiovaskulare, siç është infarkti. Një orë pas pirjes së Red Bullit sistemi kardiovaskular nuk është normal. Vepron ngjashëm sikurse sistemi i zemrës dhe enëve të gjakut te personat me sëmundje kardiovaskulare. Kështu, në rast se Red Bulli kombinohet me stresin dhe shtypjen e lartë të gjakut mund të jetë vdekjeprurës, pasi që pengon funksionimin normal të enëve të gjakut duke rritur rrezikun për koagulimin e gjakut.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama