Ndërkaq shifrat e porti të Sarandës tregojnë se ka një rënie të hyrjes së turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Po ashtu vihet re edhe një rënie e turistëve grekë për shkak të krizës që ka kapluar vendin e tyre.
Agjencitë thonë se vizitat janë reduktuar sidomos pas aksidenti të Qafës së Vishës në Himarë pasi lajmi për gjendjen e rrugëve dhe të mjeteve motorike ka alarmuar vizitorët të cilët kanë shtyrë apo anulluar planet për të shkuar në Jug të vendit.
Por agjencitë e turistike bëjnë me dije se pritet të ketë një rritje të numrit të vizitorëve në muajin Gusht dhe shpresojnë që situata të ndryshojë. Shumë objekte të trashigimisë kulturore dhe historike të vendit janë të ekspozuar në këtë park çka përbëjnë një tërheqje të veçantë për turistët vendas dhe të huaj.