Korrupsioni në disa prej universiteteve shtetërore e ka bërë shumë më të lartë koston reale të studimeve për studentët dhe familjet e tyre, sesa mendohet të jetë kostoja e financimit të studimeve në programin Bachelor në sistemin e propozuar
Kur, disa ditë më parë, botova në Gazetën Shqiptare, shkrimin tim polemik me titull “Këta anti-reformatorë cinikë të arsimit të lartë”, ishin të shumtë ata kolegë, studentë dhe miq, që më uruan, por pati edhe ndonjë që më paralajmëroi si më poshtë: “Je i saktë dhe ke të drejtë për ato që thua; por je treguar shumë i guximshëm, sepse i ke thënë gjërat troç dhe ke shkelur në plagëdisa njerëz ‘kompetentë’. Përgatitu për luftë, se nga njerëz të tillë, sidomos nga A. Fuga, çfarë s’mund të presësh”.
Përgjigja ime këtij shoku të vyer të fëmijërisë ishte kjo: “Kjo është ‘lufta’ më e vogël dhe më e lehtë për mua. Sepse jam në fushën time, që është arsimi i lartë, dhe luftoj për një reformë të rëndësishme, tek e cila besoj. Ndryshe nga A. Fuga, të cilit i cënohenrëndë të gjitha interesat vetiake dhe, prandaj, bën një luftë të paprinciptë, unë nuk kam se ç’të humbas nga kjo ‘luftë’, pasi nuk më lidh asnjë interes vetiak me të. Kam bërë ‘luftra’ edhe më të mëdha se kjo, me njerëz më ‘të rrezikshëm’ se Fuga. Por, për një gjë ke të drejtë: ai vepron gjithnjë pas krahëve”.
Sigurisht e prisja që Artan Fuga do të reagonte ndaj polemikës sime në Gazetën Shqiptare, sepse egoizmi nuk do e lejonte atë të heshtëte pas një kritike publike. Isha në Madrid javën që shkoi, për të folur në një konferencë, kur një studentja ime në Tiranë më shkroi këto fjalë: “Artan Fuga po vjell vrrer kundër teje në Facebook. Çmenduri e vërtetë! Në fakt, ai nuk merret me konceptet e tua dhe duket se nuk ka vetë asnjë ide; thjesht nxjerr një mllef personal dhe duket se është shumë i frustruar. Punë adoleshentësh”. Po atë ditë, një shoku im inxhinier, në Tiranë, më shkroi: “E lexove shokun tënd të klasës [Artan Fuga] në Facebook? Është tërbuar fare. Por ti ruaj qetësinë. Siç themi ne, nga Gjirokastra, ‘vari pafidhen’se nuk meriton më shumë”.
Do ta kisha ndjekur me dëshirë këshillën e shokut tim, sikur të ishte fjala thjesht për një përçartje nga ana e z. Fuga, që ka të bëjë me një marrëdhënie “historikisht” të tensionuar mes nesh. Por, çështja është më e rëndësishme se kaq. Ajo ka të bëjë, nga njëra anë, me reformën e sistemit të arsimit të lartë, të cilën Artan Fuga e kundërshton forcërisht, por jo në mënyrë parimore. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për atë çka vetë z. Fuga pretendon se është “mjeshtëria” e tij, komunikimi në publik, por që, në fakt, ai vetë ia përdhos këtij komunikimi të gjitha rregullat, duke u përpjekur ta dezinformojë dhe tëmashtrojë publikun “e tij” në Facebook.
I kërkoj paraprakisht ndjesë lexuesit që në këto shënime nuk kam mundur të evitoj dot tërësisht elementin personal në shtjellimin e çështjeve, por kjo nuk është zgjedhja ime; këtë jam i detyruar ta bëj si reagim pikërisht ndaj metodës së komunikimit të kolegut tim, Artan Fuga.
Oponencë politike e personale, jo oponencë akademike
Përsa i përket debatit mbi reformën e arsimit të lartë, dëshiroj të vë në dukje se pikëpamjet e z. Fuga mbi këtë reformë nuk janë një oponencë akademike ndaj saj, por një oponencë politike, madje edhe njëoponencë personale e tij ndaj nevojës për reformimine arsimit të lartë dhe ndaj modelit të sugjeruar. Vetëm një njeri me kokë në blogosferë, por jo me këmbë në tokë, do ta quante këtë reformë një përpjekje përtë sjellë në universitetet shqiptare “komisarët” e dikurshëm dhe qëdo ta bënte Shqipërinë një vend si Korea e Veriut.
Pornuk është thjesht gjuhaqë përdor z. Fuga sesa janëpadituriadhe hipokriziae tij, që e bëjnëatë të pabesueshëm për ato çka thotë. Draftin e reformës së arsimit të lartë në Shqipëri z. Fuga e konsideron një përpjekje të dështuar për të imituar “modelin anglo-sakson”. Siç edhe është bërë e qartë me kohë, për shumë nga ne, në jetën akademike të këtij vendi, për z. Fuga çdo gjë që ka të bëjë me—ose ndodh përtej—La Manshit dhe, sidomos, përtej Atlantikut, është thuajse tërësisht e panjohur. Unë nuk dëshiroj të merrem këtu me pikëpamjet që ai shpreh lart e poshtë, pasi, qysh me përdorimin e togfjalëshit “model anglo-sakson” i universitetit, Artan Fuga lë të kuptohet se nuk e ka idenë se çfarë kundërshton dhe përse flet. Sepse, në fakt, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ndonjë model “anglo-sakson”, të cilin ne të mund t’ia përshtasnim kushteve të Shqipërisë. Ka pasur një periudhë historike anglo-saksone (Anglia e shekujve V-XI), një popullsi anglo-saksone (popullsia gjermanisht-folëse që u vendos në ishullin britanik nga Europa Qendrore gjatë asaj periudhe), e cila zhvilloi gjuhën anglo-saksone (forma më e hershme e gjuhës angleze, e njohur si “Old English”), letërsinë anglo-saksone (e shkruar gjatë asaj periudhe), një strukturë sociale anglo-saksone, një sistemin anglo-sakson të së drejtës, perënditë anglo-saksone, por nuk ka pasur dhe nuk ka një model “anglo-sakson” universitar. Lufta e z. Fuga kundër përpjekjeve për të imituar një model që, në fakt, nuk ekziston, i ngjan kështu një lufte me “mullinjtë e erës”.
Z. Fuga, ashtu si edhe shumë nga ne, që e përkrahim këtë reformë, ka të drejtë të shqetësohet se sistemi i ri do u kushtojë më shumë “së paku nja 70 ose 80 përqind të familjeve që luhaten mes shtresave gjysmë të mesme, të mesme dhe pak mbi të mesmen në të ardhurat e tyre”. Por, të thuash vetëm kaq, dhe jo të shpjegosh përfitimet(jo vetëm përfitimet e universiteteve publike, por edhe ato të studentëve dhe familjeve të tyre) që do të rezultojnë nga një sistem cilësisht shumë më i mirë se ky që kemi, është hipokrizi dhe pandershmëri intelektuale. Nëse Artan Fugës do i dhimbseshin vërtet studentët e universiteteve shtetërore dhe familjet e tyre (siç kërkon të shfaqet e të pëlqehet në Facebook), ai do të duhej ta kishte ngritur zërin e tij, qoftëedhe një herë të vetme, si kundër standerdeve tepër të ulta dhe korrupsionitendemiknë shumicën e universiteteve private, ashtu edhe kundër rrushfetit që një pjesë e studentëve të universiteteve shtetërore janë të detyruar(nga pedagogët e tyre) të paguajnë për çdo provim që japin. Kjo dukuri, e cila ndodh rëndom, ka vite që po i rrënon moralisht dhe financiarisht një pjesë të madhe të studentëve shqiptarë. Korrupsioni në disa prej universiteteve shtetërore e ka bërë shumë më të lartë koston reale të studimeve për studentët dhe familjet e tyre, sesa mendohet të jetë kostoja e financimit të studimeve në programin Bachelor në sistemin e propozuar. Artan Fuga duhet t’ua thotë të vërtetën në sy studentëve shqiptarë, sepse e vërteta të bën të lirë dhe të mban të tillë.
Humbësit e reformës
Artan Fugae ndjense ai, ashtu si dhe një pjesë e pedagogëve të universiteteve shtetrore, janë humbësite vërtetënga zbatimi në praktikë i kësaj reforme. Për z. Fuga, sistemi aktual i arsimit të lartë ka qenë, deri më sot, një burim përfitimesh të padrejta. Aiduhet t’u thotë studentëve dhe “bashkëbiseduesve” të tij në Facebook, si edhe atyre qindra vajzave e djemve, që janë diplomuar për shkenca sociale në universitet tona, ose jashtë vendit, por janë të papunë, se vetë ai ka qenë i punësuar “full time” njëherësh (të paktën për vitin akademik 2006-2007, por unë besoj edhe më tej), në tre universitete (një universitet shtetëror dhe dy universitete private) dhe, pra, kamarrë (të paktën) tre rroga çdo muaj. Këtoia mundësonte sistemi i vjetër, të cilinsot e mbron me fanatizëm, ndërsa shumë të tjerë, po i njëjti sistem, i pengonte të gjenin një vend pune në universitet, bazuar në konkurrencën e ndershme dhe në meritën.
Këtë të vërtetë rreth z. Fuga, në mënyrë sarkastike, e ka vënë në dukje mjaft mirë autori Idlir Azizi, në librinTi doje të shkruaje një Fugë (Zenit, 2009), kur, në gojën e filozofit [Fuga] vë këto fjalë: “Edhe unë vetë nuk di të ta shpjegoj këtë omniprezencë timen nëpër universitete, në dyzetë e katër borde. . . në njëzet e katër gazeta. . . në tetëmbëdhjetë universitete. . . As vetë nuk e di se çfarë më shtyn drejt një pjesëmarrjeje të tillë masive, për më tepër që tani nuk kam as kohë të merrem me reflektime të tilla. . . Është rrëmujë totale Shqipëria. . . një vend që të bën, do s’do, pak immoral, në sensin etik e kam fjalën, të bën me pahir immoral. . . Dhe unë si intelektual këtë e di mirë, sidomos pastaj si filozof në Shqipëri, lere më pastaj si profesor i filozofisë në Shqipëri. . . Si të gjithë këtu në Shqipëri, por ama Shqipëria është mbrapa në kohë, unë përfitoj nga kjo prapambetje, që si filozof, por në radhë të parë si filozof që është profesor, por në radhë të parë si profesor që jep mësim në nja dymbëdhjetë universitete private në Shqipëri. Ca më tepër në Shqipërinë e sotme ku, e dimë që studentët në universitetet private janë më shumë statistika sesa absorbues dijesh. Prandaj unë në këtë rang iu ofroj studentëve vetëm librat e mi. . . Por, unë më shumë paraqes idenë time specifike, atë të filozofit biznesmen. . . idenë time të filozofit afendiko, si me thënë. . . Unë pra vij me idenë e filozofit tregtar, jo thjesht në kuptimin vulgar, [por] të tregtisë në shoqërinë e hapur. . . Unë vij me idenë specifike timen, atë të filozofit autoshkollë, që i njeh mire rregullat e qarkullimit rrugor. . . unë vij me idenë specifike të filozofit me duar të pista. . . ”.
Këto radhë (dhe vetë librin nga ato janë marrë), i kam lexuar kur sapo isha kthyer nga Shtetet e Bashkuara. Atëherë nuk u vura shumë rëndësi, sepse mendova thjesht kaq: luftë klanesh intelektuale, në këtë Shqipërinë tonë të gjorë, që siç e lashë, e gjeta. Por shumë shpejt kuptova se autori i radhëve të mësipërme kishte pasur të drejtë. Z. Fuga, që me kaq pasion u del sot “në mbrojtje” studentëve të universitetetve shtetrore, duke i keqinformuar ata në lidhje me synimet e vërteta të reformës universitare, duhet t’u thotë atyre të vërtetën se, me paratë e tyre, që i ka mjelë me të dyja duart dhe nga të katër anët, përmes disa rrogash mujore, nga disa universitete dhe burime të tjera, ai vetë ka mundurtë jetontethuajse i papunë (ose gjysmë i papunë) në Paris. Me paratë e studentëve shqiptarë që paguanin rrogat e tij në Tiranë, edhe kur z. Fuga nuk shfaqej për muaj të tërë në auditor. Këtë mundësi, sistemi i ri nuk ia lejon dhe, prandaj, ai çirretdhe fyen të gjithë ata që e mbrojnë reformimin e sistemit universitar. Nga ana tjetër, alibisë së të qenit profesor në Paris i ka dalë kallaji, pasi shumë njerëz qëe njohin nga afër, e dinëtashmë se Artan Fuga, nuk ka një pozicion pune të përhershëm në asnjë universitet të Francës, por jep një orë mësim këtu, një orë diku gjetkë.
Kushdo që ka pasur rastin të jetojë, të shkollohet dhe të punojë në një universitet perëndimor, e di fare mirë se, nëse ke një pozicion akademik permanent në një universitet, fjala vjen, në Nju Jork, në Londër, në Berlin ose në Paris, nuk mund të largohesh nga puna e të jetosh, për muaj me radhë, në një vend tjetër, veç nëse merr, një herë në disa vjet, një periudhë sebatike (për gjashtë muaj ose për një vit) për të kryer një studim ose një botim. Por Artan Fugën e sheh më shumë (ose po aq) në Tiranë, sesa në “vendin e tij” të punës, në Paris. Dhe, falë sistemit të vjetër, që ai e adhuron, edhe kur ka munguar për muaj të tërë në detyrën e tij, në Universitetin e Tiranës, atij i është ruajtur vendi i punës si pedagog, madje edhe pozicioni e përgjegjësit të një departamenti. Kjo, gjithashtu, nuk do të jetë më e mundur me sistemin e ri. Po kështu, studentëvevërtetdo u duhet të paguajnë diçka më shumë, por ama do të paguajnëpër të pasur kushte më të mira studiminë universitete, më shumë pedagogë dhe, mbi të gjitha, pedagogë më të mirë, me fjalë të tjera, për t’u arsimuar më mirë, por nuk do të paguajnëqë njerëz si Artan Fuga të vazhdojnë të marrin dy-tre-katër rroga dhe të jetojnë jashtë vendit.
Akademizmi si sharlatanizëm
Në “dialogjet qytetare” që zhvillon në Facebook, z. Fuga, në fakt, i shmanget debatit mbi reformën e arsimit të lartë. Ai nuk ofron asnjë ide konstruktive mbi reformën, por vetëm hamendëson dhe merret me gjëra të vockla, që kanë të bëjnë, veçtë tjerash, edhe me autorin e këtyre radhëve dhe që nuk i bëjnë aspak nder një filozofi, edhe sikur ky të mos ishte vërtet filozofi që portretizon Idlir Azizi në librin e tij. Madje, i paaftë të përballet me çështjet reale tëarsimit të lartëdhe me alternativën që sugjerohet për reformimin e sistemit universitar, z. Fuga thërret në ndihmë personazhe me të cilat autori i këtyre radhëve ka polemizuar publikisht kohët e fundit. Kjo, përsëri nuk i bën nder atij.
Së pari, siç kam vënë në dukje edhe më parë, unë besoj se, ashtu si në demokraci, edhe në shkencë, debati është shumë i rëndësishëm dhe i shëndetshëm. Shkëmbimi i lirë i ideve dhe debati nuk sjellin asgjë të keqe për shkencën; përkundrazi mungesa e tyre është plot rreziqe. I bindur për sa më sipër, nuk kam ngurruar të polemizoj me akënd, pikëpamjet e të cilit më janë dukur të padrejta, pavarësisht emrit apo titullit të tij, dhe as të shprehem publikisht sa herë që një gjë të tillë e kam gjykuar intelektualisht dhe moralisht të domosdoshme e të dobishme.
Së dyti, ndër ata intelektualë publikë me të cilët kam polemizuar, dhe që Artan Fuga i përmend si alibi në favor të “argumentit” e tij, Blendi Kajsiu ka më shumë integritet moral e profesional se z. Fuga dhe, për mendimin tim, ka, gjithashtu, një formim akademik më solid e më të avancuar se ai. Po kështu, Jorgo Bulo, ndryshe nga z. Fuga, ka kurajën ta thotë hapur atë që mendon lidhur me gjuhën shqipe dhe atë angleze në universitetet tona. Unë, si edhe shumë të tjerë, mund të mos pajtohem me pikëpamjet e tyre, por i vlerësoj integritetin dhe synimet e mira që ata kanë kur shprehen publikisht për probleme madhore të shoqërisë sonë. Sa i përket qendrimit tim ndaj z. Kastriot Islami, që Artan Fuga, krej pa vend, e përmend në një “debat” që s’ka të bëjë fare me këtë personazh sharlatan të politikës shqiptare, më duket mjeran qendrimi dhe motivi i tij për t’ia kundërvenë Islamin Tarifës, dhe nuk arrij të kuptoj se si z. Fuga ka rënë kaq poshtë, sa të marrë në mbrojtje një personazh si ai.
PorArtan Fuga bie edhe më poshtë se kaq, kur u thotë “miqve” të tij, duke m’u drejtuar mua, në vetë të dytë, këto fjalë: “Kur thua se je profesor në Universitetin e Nju Jorkut, duhet të shtosh se nuk është fjala për atë në Amerikën e largët, por për këtë këtu, te rruga ‘Komuna e Parisit’, tek ajo rruga që të çon te Kodrat e Diellit, në Sauk”. Një tjetër argument mjeran i z. Fuga! Më vjen sinqerisht keq që ky individ, dikur një shok klase dhe më vonë një koleg pune në Universitetin e Tiranës, ka rënëkaq poshtë. Artan Fugaduket se nuk e di që emri zyrtar i universitetit në të cilën unë punoj prej afro një viti është “University of New York Tirana” (UNYT) dhe unë këtë emër kam shënuar e shënoj sa herë që dua të vë në dukje përkatësinë time institucionale. Lexoni polemikën time në Gazeta Shqiptare (9 qershor 2014, ff. 18-19), së cilës z. Fuga i referohet, dhe do të lexoni me sytë tuaj, jo me ata të z. Fuga, shënimin në fund të artikullit: “Universiteti i Nju Jorkut Tiranë”.
Artan Fugës, i cili më ka bërë nder duke më lexuar deri në fund, nuk i ka shpëtuar fjala “Tiranë”, por qëllimisht ka zgjedhur ta “harrojë” atë, sepse, si mund të merrej ndryshe me mua ky filozof, që tani na është bërë, në mënyrë autodidakte, edhe “sociolog”, po të mos gjente diçka që nuk shkon në shkrimet e mia? Sa i përket faktit që z. Fuga e di vendndodhjen e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë (rruga ‘Komuna e Parisit’, që të çon te Kodrat e Diellit, në Sauk), kjo nuk më çudit aspak, siç besoj se nuk duhet të çudisë askënd që është i njohur me “romancën akademike” të z. Fuga me një farë“shenjtoreje” të vetshpallur, sharlatane, të njohur me emrin Eleonorë, disa vjet më pare, librit të së cilës ai i ka bërë parathënien. Eleonora banonte, edhe ajo, “në rrugën që të çon te Kodrat e Diellit, në Sauk”.
A mund të shndërrohet akademizmi në sharlatanizëm?Rasti i sipërpërmendur dëshmonse po. Z. Fuga mund të shkruajë parathënie e pasthënie jo vetëm për një “shenjtore” të vetshpallur, porpër këdo që e paguan për të thënë dy fjalë të mira për të. Kyduket se është një tipar i ndarjes shoqërore të punës! Punë intelektuale, jo punë dosido!
Unë vetë, në këto 20 vitet e fundit, kam shkruar vetëm një parathënie, atë për botimin shqip të veprës së Anthony Giddens-it, Pasojat e modernitetit. Të Lordit Giddens, jo të “shenjtoreje” sharlatane. Dhe ai vetë, Giddensi, më i njohuri dhe më i cituari sociolog në kohën tonë, më ka nderuar duke shkruar parathënien e librit Shkencat e shoqërisë, përgatitur dhe botuar nga unë vitin e kaluar, sikurse edhe ka cituar një ndër librat e mia, botuar në Amerikë, në librin e tij të fundit Turbulent and Mighty Continent: What Future for Europe (2014). Thjesht një detaj i vogël.
Dy fjalë të fundit bona fide
Unë e kuptoj pozitën e z. Fuga, por nuk e ndihmoj dot. Veç dëshiroj t’i kujtoj se, atij dhe mua, na qëlloi të largoheshim nga Tirana në vitin 1992. Fuga shkoi të studiojëpër një vit në Paris, me një bursë që ia mundësova unë, për shkak të detyrës si dekan i Fakultetit të sapokrijuar të Filozofisë dhe Sociologjisë që isha në atë kohë. Artan Fuga vetë asnjëherë nuk e përmend këtë “bamirësi”, por ia atribuon atë “padrejtësisht”, ose “nga harresa”, z. Kudret Çela, dekanit të atëhershën të Fakultetit të Drejtësisë që s’kishte të bënte fare me atë burse studimi në fushën e filozofisë.
Ndërkohë, unë u vendosa në Shtetet e Bashkuara, fillimisht me një grant kërkimor“Fulbright”. Këtu, pikërisht, rrugët tona u ndanë, siç mund edhe të mos ishin ndarë. Në fund të viteve 1990, Artan Fuga fitoi një doktoratë nga një universitet në Francë, i cili rankohet shumë poshtë në radhën e universiteve të mira në Europë dhe në botë. Mua vetë, po në të njëjtën kohë, rasti dhe puna këmbëngulëse më ndihmuar që të fitoja një PhD në sociologji, në njërin prej pesë departamenteve më të mira të sociologjisë në Shtetet e Bashkuara dhe në njërin prej 40 universiteteve më të mira në botë, University of North Carolina në Chapel Hill (UNC-CH). Ky universitet, i pari universitet publik në Shtetet e Bashkuara, i krijuar qysh në vitin 1789, është krejt tjetër nga ai në të cilin u doktorua z. Fuga, që vshtë jo vetëm më i ri në moshë edhe se vetë Artani, por edhe rankohet të paktën 400 vende më poshtë se UNC-CH (“World University Ranking” nga Time Higher Education/Thomson Reuters). Këtu—dhe ndoshta për këtë shkak—duket se nisi skizma e madhe mes Fugës dhe Tarifës, në vend që ky fakt, pra pikërisht fakti që ai dhe unë ishim dy studiuesit e parë shqiptarë në shkencat sociale që u doktoruam në Perëndim, të kishte shërbyer (si dikur) për afrimin dhe bashkëpunimin akademik mes nesh.
E mira të priftë, kolegu im, Artan Fuga. Bota e shkencës është e madhe. Në të ka vend për këdo që shkencën e ka pasion dhe e bën atë vokacion të vetin. Askush nuk duhet bërë pengesë për të tjerët, sepse kjo është në kundërshtim me vetë logjikën dhe ethosin e shkencës. Në këtë vështrim, edhe reforma e arsimit të lartë dhe e kërkimit shkencor synon, ndër të tjera, që të mundësojë parimin e vlerësimit të cilitdo në bazë të konkurrencës së ndershme, të aftësive dhe të meritave të veta, parim qëderi më sot ka qenë injoruar thuajse tërësisht në jetën akademike shqiptare.
Veç mos i mashtro dhe mos i tremb studentët shqiptarë me “fantazmat” e komisarëve të dikurshëm dhe me ferrin koreanoverior; mos merr përsipër atë rol famëkeq qëComte de Buffondhe Cornelius de Pauwluajtën, dy apo tre shekuj shekuj më parë, duke i mashtruar europanët mbi gjoja “natyrën degjenerative” të Botës së Re dhe duke i tmerruar ata me frikën se, nëse emigronin në Amerikë, do tëbëheshin “indianë” ose“zezakë”.
Le t’u hapim rrugë, bashkërisht, ne që jetojmë dekadën e pestë, ose të gjashtë të jetës sonë, më të rinjve, sepse kjo reformë bëhet për ta, për studentët tanë dhe për ata që do të vijnë pas tyre. Jo për ty, Artan, as për mua.