Reforma ne drejtesi- PD Opinioni i opozites prane Komisionit te Venecias dhe institucioneve nderkombetare

selia-e-PD-pas-rikonstruksionit.Foto-A-525x3503-300x2001-300x2002-300x200TIRANË, 16 Tetor /ATSH- I. Vata/ - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një opinion mbi ndryshimet kushtetuese drejtuar Komisionit Evropian për Demokraci Përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) dhe ka vënë në dijeni ambasadën së SHBA-së në Tiranë, Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Prezencën e OSBE-se.

Grupi parlamentar i PD-se i referohet pikërisht "Projekt-ligjit për disa ndryshime më ligjin Nr.8417, datë 21.10.1998 të Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë" për të bërë të mundur reformën në drejtësi.

Partia Demokratike bën të ditur nëpërmjet një deklarate publike të shpërndarë për mediat, ku thuhet se "Ky opinion është përgatitur për një kohë shumë të shkurtër prej 3 ditësh, për shkak se drafti u paraqit për herë të parë në datën 28.09.2015 në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Ky Komision, pas këmbënguljes dhe me kërkesë të opozitës, mbrëmjen e datës 28.09.2015 vendosi në mënyrë të njëanshme të japë afat deri më 02.10.2015 për përgatitjen e këtij opinioni. Opozitës parlamentare nuk iu dha asnjë mundësi për të shprehur mendimin e saj mbi projekt-ligjin apo për të sugjeruar zgjidhje të reja apo propozime për përmirësime të mundshme, përpara se drafti t'i paraqitet për mendim Komisionit të Venecias".

Partia Demokratike gjithashtu akuzon mazhorancën si jo transparente në këtë proces dhe shprehet se "Dëshirojmë të theksojmë se kjo është hera e parë në Shqipëri, që hartohen ndryshime të tilla thelbësore kushtetuese, në fshehtësi të plotë dhe opozitës parlamentare apo ekspertëve të caktuar prej saj, nuk i jepet asnjë mundësi për të kontribuar në përgatitjen e tyre apo për të dhënë mendim mbi to, edhe pse votimi i tyre në Kuvend kërkon ligjërisht edhe votat e deputetëve të opozitës. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin dhe mungesën e kujdesit teknik, fshehtësinë dhe njëanshmërinë, që ka karakterizuar procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese nga GENL" .

"Për më tepër, mungesa e kujdesit teknik në hartimin e këtyre normave dhunon edhe vetë tekstin e strategjisë të hartuar nga GENL, ku në faqen 2, ndër të tjera theksohet se gjendja e tanishme e sistemit të drejtësisë është përcaktuar nga veprimi i kombinuar i shumë faktorëve. Cilësia e dobët e legjislacionit të miratuar gjatë këtyre 25 vjetëve është një prej këtyre faktorëve. Në shumë raste procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka qenë jo më shumë se importim i ligjeve të huaja pa ia nënshtruar ato një procesi përshtatjeje në dritën e nevojave dhe mundësive reale të vendit. Si rezultat i ndikimeve, shpesh kontradiktore, të sistemeve të ndryshme ligjore, sistemi ligjor shqiptar vazhdon të jetë në tranzicion, i çorientuar dhe jokoherent", theksohe në opinionin publik grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke vënë në dispozicion, komentet për secilën nga dispozitat e projektligjit të propozuar. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama