Reforma ne drejtesi Meta Ka nje angazhim te madh te mazhorances dhe opozites

cache-636-245-strict-198712Tiranë, 29 Tetor /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili ndodhet në SHBA, në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës", tha se Shqipëria vlerësohet me notat më të larta sa i takon bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe gjithë kërcënimeve të reja me të cilat ndeshet vendi ynë, rajoni dhe NATO dhe se vlerësohet si një nga partnerët më të besueshëm për përballimin e këtyre sfidave.

Madje, Meta hodhi idenë që ky forum, në mbledhjene e tij të tretë, të zhvillohet në Tiranë, pasi siç tha ai, "Shqipëria ka shumë ç'të thotë në këtë drejtim".

I pyetur mbi nevojën për ndryshime në qeveri, referuar deklaratës së tij, se "qeverisë i duhen impulse të reja", Kryeparlamentari dhe lideri i LSI-së, Meta sqaroi se "impulset nuk kanë të bëjnë me emra ndaj nuk duhen personalizuar, por kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e shtimit të energjive për të arritur rezultate me të prekshme, pasi sfidat që kemi përpara janë mjaft të mëdha dhe nuk janë sfida vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit tonë dhe Bashkimit Europian që është një partner shumë i rëndësishëm i yni".

Kryeparlamentari foli edhe për marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe si e vlerëson punën e qeverisë "Rama", sidomos në sektorin ekonomik.Meta

"Jam pjesë e këtij koalicioni dhe i gatshëm për të njohur përgjegjësitë e mia dhe të LSI-së për gjendjen ekonomike, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori në një situatë të vështirë ekonominë. Nuk është përgjegjëse kjo qeveri për krizën greke, nuk është përgjegjëse kjo qeveri që Italia, që është partneri ynë kryesor nuk ka një situatë të shkëlqyer. Ka shumë faktorë dhe presion të jashtëm", deklaroi Meta duke shtuar se duhet më shumë punë për ringritjen e ekonomisë dhe reformat e ndërmarra nga qeveria këtë synim kanë.

"Duhet të bëjmë shumë më tepër për rritjen ekonimike të vendit dhe të mësojmë nga ndonjë vend fqinj, siç është rasti i Maqedonisë, ku janë tërhequr investimet e huaja mjaft serioze. Ne në këtë kohë të përgjithshme që karakterizohet nga mungesë fondesh, duhet të arrijmë ta rrisim ekonominë tonë në potencialet e saj të zhvillimit", shtoi kryeparlamentari.

Lidhr me ecurinë e procesit të reformës në drejtësi, Meta e vlerësoi si të domosdoshëm bërjen e ndryshimeve rrënjësore në sistemin e drejtësisë.

Në pritje për tu shprehur Komisoni i Venecias, kreu i Kuvendit shprehu bindjen se falë vullnetit politik, ky ndryshim rrënjësor do arrihet dhe për më tepër do të ndjehet shumë shpejt edhe tek qytetarët shqiptar.

Lidhur me arsyen që ka çuar në rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në shtetet e BE-së, Meta argumentoi se ky fenomen lidhet me krizën ekonomike në vendet fqinje si Greqi dhe Itali, ç'ka ka patur ndikim të ndjeshëm edhe në ekonominë e vendit tonë.

Sa i përket axhendës së vizitës në SHBA, Meta theksoi se kjo ishte vizitë e përqendruar në Kongresin e SHBA në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Në këtë kuadër, tha ai, kemi zhvilluar takime të niveleve më të larta ku veçoi atë me Kryetarin e Kongresit Amerikan, John Boehner, para largimit nga detyra, me Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongresin Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit, kryetarë të komisoneve të Jashtëm e të Ligjeve dhe me kongresmenë të tjerë./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama