Reforma ne drejtesi eksperte te Komisionit te Venecias sot ne Tirane

TIRANE, 2 Nëntor/ATSH/- Një delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijnë sot në Tiranë në një vizitë dyditore, gjatë së cilës pritet të diskutojë me autoritetet shqiptare mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

Vizita e ekspertëve të Venecias vjen një javë pasi ky Komision mori në shqyrtim paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në drejtësi.

Komisioni i Venecias, një organ i specializuar i Këshillit të Europës në fushën e legjislacionit, pritet të japë një opinion për propozimet brenda muajit dhjetor.

Po ashtu, Komisioni do të vlerësojë dhe një numër amendamentesh të dërguara nga Partia Demokratike e opozites, por dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pjese e koalicionit te majte qeverises. Realizimi i reformës në Drejtësi konsiderohet një moment kyc per ecurinë e vendit në procesin e integrimit dhe në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. /a.s/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama